Ky 10 ditësh pritet të jetë.. Sinoptikania Lajda Porja tregon cfarë ndodh me motin në vijim: Deri të mërkurën kemi..

Metereologia e MeteoAlb Laida Porja tha se ky 10 ditësh i fundit i prillit mund te konsiderohet i paqendrueshem edhe pse nis me diell ne mengjes.

Ajo tha se këtë të hënë deri të mërkurën pritet që moti të jetë i qëndrueshëm, ndërsa në gjysmën e dytë të javës pritet të kemi edhe reshje shiu.

“Parashikohet që kjo javë gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës motit do jetë i qëndrueshëm, do kemi intervale të gjata me kthjellime, ndërsa vranësirat do i kemi prezente në pjesën e dytë të ditës.

Gjatë fillim javës do kemi reshje me sasi të pakta, ndërsa nga mesi i javës, reshjet do jenë në sasi disi më të konsiderueshme”– tha Porja.

Ajo tha se temperaturat e ajrit pritet të jenë të larta të hënën dhe të martën, ato do të shkojnë në vlerat maksimale 25-26 gradë celsius ndërsa vlerat minimale do të zbresin në 6 gradë celsius.

Ndërsa nga e mërkura e në vijim temperaturat, sipas saj do të pësojnë një rënie. Porja tha se maksimumi i temperaturës së ajrit do të jetë 21-22 gradë celsius, ndërsa minimumi pritet të jetë 4 gradë celsius.