Pas 184 ditësh izolim, Gjesti futet në shtëpinë e tij, dalin pamjet modeste, cfare e gjeti (Foto)

Pas një rrugëtimi të gjatë prej 184 ditësh në “Big Brother VIP Albania”, Gjesti, fituesi i çmimit të madh, është rikthyer më në fund në shtëpinë e tij në fshatin Pavlan — një emër që tashmë i është bërë i njohur publikut falë historive dhe kujtimeve që ai ka ndarë gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Gjesti u shpall fitues pas një finaleje emocionuese, ku në përballjen e fundit triumfoi ndaj këngëtares së njohur Rozana Radi, e cila u rendit në vend të dytë.

Në vendin e tretë u pozicionua aktori Laert Vasili, ndërsa Egli Tako përfundoi garën në vendin e katërt.