Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Stambollin dhe rajonet përreth mëngjesin e sotëm.
Tërmeti ishte me magnitudë 6.2, me epiqendër në Detin Marmara, duke përfshirë qytetin kryesor turk dhe komunitetet përreth, tha agjencia turke e menaxhimit të emergjencave.
Deri tani nuk raportohet për njerëz të lënduar apo dëme materiale.
Pas tërmetit ka reaguar edhe Presidenti Recep Tayyip Erdoğan.
“Ne po ndjekim zhvillimet, i uroj kombit tonë një shërim të shpejtë”, tha ai
Top Channel