Vr*u vajzën e tij dy muaj më parë në Tiranë, arr*stohet babai kr*minel ne Liban, ja si po fshihej

Arrestohet në Liban me qëllim ekstradimin në Shqipëri 49-vjeçari Fadi Alwan, i akuzuar për vrasjen e vazjës së tij 24-vjeçare Rayan Alwan, ngjarje e ndodhur më shkurt të këtij viti në kryeqytet.

Ndaj Fadi Alwan Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” i akuzuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Akuzohet se vrau me mjet prerës, vajzën e tij, rreth 2 muaj më parë, në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”, arrestohet në Liban, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 49-vjeçari palestinez.

Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, dhe si rezultat i komunikimit të vazhdueshëm me strukturat homologe në Liban, nëpërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Beirutit, u kap në Liban, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi palestinez, F. A., 49 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se shtetasi F. A., në shkurt 2025, në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”, Tiranë, ka vrarë me mjet prerës, vajzën e tij, shtetasen R. A..

Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave të Interpolit, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e policisë.