Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave ka rikthyer vizat me Bjelllorusinë.
Qeveria ka marrë vendimin për të pezulluar marrëveshjen reciproke me Bjellorusinë për lëvizje pa viza të qytetarëve.
Vendimi i miratuar më 15 maj të 2024-ës u shfuqizua thuhet në vendim.
V E N D O S I:
1. Pezullimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë, miratuar me vendimin nr.152, datë 19.2.2020, të Këshillit të Ministrave.
2. Vendimi nr.295, datë 15.5.2024, i Këshillit të Ministrave, “Për pezullimin e pjesshëm të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë”, shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare.