Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ekuador, ku mbrojtësit të Emelek, Xhekson Rodriguez, i kanë rrëmbyer në shtëpi gruan dhe djalin e tij 5-vjeçar.
Rodriguez ishte në shtëpinë e tij në Guajakuil, kur persona të maskuar i kanë hyrë në banesë. Ai është fshehur nën një shtrat teksa i bastisej shtëpia, ndërsa forcat e rendit konfirmuan para mediave se më pas personat e maskuar kishin marrë me vete gruan e tij dhe djalin 5-vjeçar.
Ata i kishin marrë me vete pasi i kishin pyetur fillimisht nëse lojtarit ishte në banesë. Më pas, Rodriguez kishte parë nga dritarja se si rrëmbyesit kishin futur familjen e tij në një furgon dhe ishin larguar.
Rrëmbimet e futbollistëve në këmbim të dëmshpërblimit për lirimin e tyre, nuk janë gjë e re në Ekuador. Më i fundit ishte në dhjetor, kur Pedro Perlaza i Kuitos u rrëmbye në qytetin e Esmeraldas. Ai u gjet i gjallë pak ditë më vonë.
PANORAMASPORT.AL