Nate e z*zë në Fier, kushërinjtë g*dasin njëri-tjetrin me sende të forta dhe pl*gosen rëndë të dy

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, në Cakran, saktësisht në lagjen Sulaj, ku dy djem xhaxhallarësh janë përleshur fizikisht.

Sipas burimeve për media, bëhet me dije se ka qenë një konflikt i çasit me sende të forta dhe për pasojë të dy kanë mbetur të plagosur.

Ata janë dërguar menjëherë në spitalin e Fierit për marrjen e ndihmës së nevojshme dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit, por policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.