Ish finalistja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egli Tako në ‘Post’ tregoi për rrugëtimin e saj dhe planet për të ardhmen.
Ajo theksoj se primare është muzika por nuk do i anashkalon edhe planet për një film të mundshëm, gjithashtu Ledioni mes spektaklit i propozoi edhe postin si moderatore, shkruan “Kosovarja”.
“Dikush me tha për ty që ti mund të bëhesh një prezantuese e shkëlqyer dhe unë uroj” ishin fjalët e Liços.
Kurse Egli është shprehur se “Ma kanë thënë shumë në fakt dhe do e kem në konsideratë”.
Kjo ishte nje deklarate e hapur e planeve qe Top Channel ka rezervuar per Eglin, te cilen ne sezonin e shtatorit do e shikojme si prezantuese ne nje nga emisionet e Topit
Gjatë “Post Big Brother VIP”, Egli nuk i fshehu rezervat e saj për mënyrën si Gjesti i ka trajtuar raportet me ish-partneren e tij, Djellzën.
Ndërkohë që vlerësoi mirënjohjen dhe respektin që Gjesti tregoi ndaj saj, Egli shprehu hapur pakënaqësinë për disa prej veprimeve të tij.
“Nuk e kuptoj si është e mundur që t’i flasësh një personi tjetër nga kamerat, duke i thënë ‘Më prit jashtë’, ndërkohë që ndodheshe brenda Big Brother,” tha Egli me një ton të përmbajtur, por të ngarkuar me ironi.
Ajo solli në vëmendje edhe një moment të veçantë pas dasmës simbolike të zhvilluar në shtëpi, ku në një video që më vonë u bë virale, Gjesti i drejtohej Djellzës me fjalët:
“Të dua me gjithë trupin tim. Më prit se po vij. Do të dua gjithmonë.”
Kur gjatë bisedës Gjesti tha se “do ia kthej gjitha të mirat që ajo (Djellza) ka bërë për mua”, Egli nuk nguroi të replikonte me ironi: “Ia kthejmë bashkë s’ka problem!”