Policia e Fierit ka nisur hetimet për një 41-vjeçar dhe vjehrrën e tij, pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.
Policia njofton se ka referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit F. Y., 41 vjeç, banues në Vlorë dhe L. Rr., 56 vjeçe, banuese në fshatin Marinëz (nëna e bashkëjetueses së 41-vjeçarit) pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.