Si do ndahen mandatet sipas Qarqeve! Sondazhi i News 24 per te gjitha qarqet, befasojne partite e reja

News24 në bashkëpunim me Notosondaggin sjellin për herë të parë projeksionin e votave në Qarkun e Tiranës dhe si ndahet lufta e mandateve mes forcave politike në 11 maj.

qarku tirane notto

 

 

Sipas sondazhit të realizuar me votues të 2021-shit,  rezulton se Partia Socialiste kryeson në Tiranë dhe pretendon të fitojë nga 17 deri në 19 mandate. Ndërkohë që në zgjedhjet e 2021 fitoi në kryeqytet 18 mandate deputetësh.

Duket se PS në këtë sondazhit mund të arrij nga 44% deri në 48 %.

Sakaq, nga ana tjetër  Partia Demokratike në zgjedhjet e 2021 fitoi 15 mandate në kryeqytet, dhe duket se në këtë garë mund të këtë deri në 2 mandate rënie.

Notosondaggi zbulon se PD-ja dhe koalicioni i saj në Qarkun e Tiranës mund të arrijnë deri në 33% të votave, me një maksimale që mund të shkojë deri në 35%.

Më këtë rezultat PD është në garë për të fituar nga 13 deri në 14 mandate deputetësh që do të zënë vend në parlamentin e ri.

Një risi në këtë garë duket se do të sjell Mundësia e Agron Shehajt, e cila sipas sondazhit të kompanisë italiane është në garë për të fituar nga 3 deri në 4 mandate në kryeqytet.

Agron Shehaj vlerësohet se mund të arrij deri në 10.5 % të votave në Qarkun e Tiranës.

Edhe Nisma Shqipëria Behet e Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, pretendon nga 1 deri në 2 mandate deputetesh.

Në Qarkun e Tiranës Nisma Shqipëria Bëhet, duket se mund të arrijë deri në 4.5% të votave.

Një tjetër mandat mund t’i shkojë Partisë Socialdemokrate te Tom Doshit. Kjo forcë politike mund të arrijë në Tiranë nga 2% dhe maksimalja në 3% të votave.

Ndërkohë që Euroatlantikët e Lulzim Bashës dhe Djathtas e Enkelejd Alibeajt stopojnë në 0.5% , maksimumi 1% por që nuk përkthehen në asnjë mandat.

News24 në bashkëpunim me Notosondaggi zbardh projeksionin se sa mandate do të mund të fitojnë partitë politike në zgjedhjet e 11 Majit në Qarkun e Vlorës.

qarku vlore sondazhi notto

 

 

Në anketimin e realizuar nga kompania Italiane e Antonio Notos, tregohet dhe prirja e votës së votuesve në Qarkun e Vlorës.

Sipas sondazhit, duke se Partia Socialist enë këtë qark është në epërsi të dukshme krahasuar me Partinë Demokratike.

PS sipas Notosondaggit, arrin të fitojë nga 7 deri në 8 deputetë në Qarkun e Vlorës me një mbështetje tek rreth 54 për qind.

Ndërsa Partia Demokratike në Vlorës, mund të sigurojë nga 3 deri në 4 mandate me rreth 30.5 për qind të përkrahjes së votuesve.

Në këtë Qarku një mandat mund ta marrë Partia Mundësia e Agron Shehajt, e cila vlerësohet në masën e 7.5 % të përkrahjes.

Po për një  mandat lufton dhe Nisma Shqipëria Bëhët e Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, të cilët arrijë në rreth 6% mbështetje e votuesve.

Partitë e tjera në Vlorë janë në shifra të papërfillshme që vlerëson në rreth 0.5 %.

News24 dhe Notosondaggi zbulon garën elektorale në Qarkun e Elbasanit mes socialistëve dhe demokraëtve.

qarku elbasan sondazhi notto

 

 

Në Qarkun e Elbasanit, duket se Partia Socialistë vazhdon të dominojë skenën duke siguruar një përkrahje më të mëdhe elektorale se PD-ja.

Sipas NotoSondaggi, në Elbasan PS mund të sigurojë deri në 51% të votave, e cila përkthehet ndryshe nga 7 deri ne 8 mandate deputetësh.

Në zgjedhjet e 2021 PS në këtë qark suguroi 8 mandate.

Nga ana tjetër PD sipas sondazhit mund të marrë nga 5 deri në 6 % të përkrahjes së qytetarëve, e cila përkthehet në 30.5 % dhe maksimalja mund të shkojë deri në 32.5 %.

Në këtë qark janë në lojë 14 mandate deputetësh,

Partia Mundësia e Agron Shehajt do të pozicionohej forcë e tretë politike me 6% të votave, ç’ka tregon se kjo forcë politike mund të marrë 1 deputet në Qarkun e Elbasanit.

Më pas renditen koalicioni Nisma-Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë me nga 4.5% të votave, por pa arritur të futen në formulën e ndarjes së mandateve.

Votat e tjera do të ndaheshin mes koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës 1.5%, Djathtas për Zhvillim 0.5% dhe PSD gjithashtu 0.5%.

Sondazhi i Antonio Notos i publikuar sot në Newës24 ka treguar se si është projeksioni i votave në Qarkun e Durrësit dhe si ndahen mandatet e deputetëve për Parlamentin e ri.

qarku durres sondazh notto

 

 

Në Qarkun e Durrësit, Partia Socialistë duket se mund të arrij në një rezultat që i afrohet 45 për qindve, e cila mund të gjenerojë nga 6 deri në 7 mandate deputetësh.

Ndërkohë që Partia Demokratikë në këtë qark, vlerësohet të arrij në rreth 38 për qind të votave. Më këtë rezultat PD është në garë për të fituar nga 5 deri në 6 mandate deputetesh.

Por në Qarkun e Durrësit janë në ‘lojë’ dhe dy mandate të cilat pretendohen nga Mundësia dhe Shqipëria Bëhet.

Partia e Agron Shehajt në këto  zgjedhje në Qarkun e Durrësit mund të arrijë në rreth 7.5 % të votave, kurse Nisma Shqipëria Behet në 5 %. Të dy forcat politike pretendojnë në Durrës të fitojnë nga 1 mandat deputeti në rastin më të mirë.

Mundësia sipas sondazhit projektohet të arrij në 8.5 % të votave në maksimale, kurse Adriatik Lapaj  deri në 6%.

Sondazhi i News24 dhe Notosondaggi i publikuar këtë të hënë në emisionin Log., parashikon një epërsi të socialistëve në Qarkun e Fierit. Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, 50.5% e qytetarëve të këtij qarku do të votonin PS-në. E përkthyer në mandate, socialistët do të merrnin nga 8 deri në 9 deputetë.

qarku fier sondazhi notto

 

 

33% do të votonin PD-në të cilët do të mund të siguronin në Parlament nga 5 deri në 6 mandate. Në garë për 1 mandat deputeti janë edhe koalicioni Nisma-Shqipëria Bëhet me 7% të votave dhe partia Mundësia me 5% të votave.

PSD do të merrte 1.5% të votave, por të pamjaftueshme për t’u futur në formulën e ndarjes së mandateve. Qarku i Fierit ka 16 deputetë.

Gara në Qarkun e Korçës, duket se është një ‘lojë e fortë’ mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, duke lënë pa pretendime për mandate forcat e tjera politike.

qarku korce sondazhi notto

 

 

Notosondaggi në bashkëpunim me News24, ka zbuluar si është prirja e votës deri në këtë fazë të fushatës në Qarkun e Korçës.

Partia Socialiste e kryesuar nga Edi Rama në Korça mund të arrij rreth 45.5 % të mbështetjes së qytetarëve. Sipas sondazhit kompanisë italiane, në këtë Qark PS mund të fitojë nga 5 deri ne 6 mandate.

Ndërkohë që Partia Demokratike në këtë qark sipas sondazhit të publikuar në Nevvs24 mund të arrij 38% të përkrahjes së elektoratit, që e përkthyer në mandate mund të jetë nga 4 deri në 5 karrige deputetesh në Parlamentin e ri.

Dy forcat e tjera, Nisma Shqipëria Bëhet me 6 % të përkrahjes nuk futet dot në garë për mandat, po ashtu dhe Mundësia e Agron Shahajt që projektohet në rreth 4.5 %.

News24 në bashkëpunim me Notosondaggi ndan për herë të parë projeksionin se sa mandate do të fitojnë partitë politike në zgjedhjet e 11 Majit në Qarkun e Shkodrës.

qarku shkoder

 

 

Të anketuarit në Shkodër i kanë dhënë përgjigje pyetjes: “Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet kombëtare në Shqipëri për të rinovuar Parlamentin, Ju cilën parti do të votonit?”

Në sondazh i cili tregon prirjen e votës, bie në sy fakti se Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore renditen si forcë e parë në Shkodër.

PD sipas sondazhit mund të marrë 45% të votave në Shkodër, të cilat përkthen nga 5 deri në rastin maksimal në 6 mandate.

Ndërkohë që Partia Socialistë në këto zgjedhje nëse votimet do të zhvilloheshin nesër të anketuarit janë përgjigjur së rreth 34.5 për qind do të votonin për Edi Ramën.  Në rastin më të ulët PS zbret në 32.5 % dhe në rastin maksimal shkon deri në 36.5 %. Më këtë rezultat sipas sondazhit të Antonio Notos, PS merr nga 3 deri në 4 mandate deputetesh.

Ndërkohë që Partia e Tom Doshit, PSD arrin në Shkodër të sigurojë rreth 16% të votave që e përkthyer në mandate, shkon nga 1 deri në dy karrige në Parlament.  Partitë e tjera arrijnë deri në 1% të mbështetjes në Shkodër, por që nuk përkthehen në mandat.