Një video e papublikuar më parë ka zbuluar momentet skandaloze të Rozana Radit, finalistes së Big Brother, e cila shihet duke konsumuar kokainë në shoqërinë e reperit Noizy. Videoja i përket kohës kur dyshja po realizonte këngën e tyre të përbashkët.
Në pamjet e siguruara, Rozana Radi duket e relaksuar dhe e papenguar teksa merr substancën e ndaluar në ambientin e studios së regjistrimit. Këto imazhe kanë shkaktuar reagime të shumta dhe debat në rrjetet sociale, duke ngritur pikëpyetje mbi imazhin publik të artistes.
Aktualisht, Rozana nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me këtë skandal, ndërsa fansat presin një reagim për të qartësuar situatën e krijuar.
Pas daljes nga Big Brother, Rozana ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ka ndarë momente nga jeta e saj personale dhe profesionale. Ditët e fundit, ajo është shfaqur e përfshirë në projekte të reja muzikore dhe ka paralajmëruar bashkëpunime interesante me artistë të njohur, por me interesante eshte paralajmerimi per te realizuar kengen e dyte me Noizyn.
Gjithashtu, ajo ka tërhequr vëmendjen me deklarata provokuese lidhur me disa prej banorëve të tjerë të shtëpisë së famshme, sic ato me Neden, ku dhe pas 13 vitesh sherr, ato vijojne te urrejne njera tjetren.