B*rgu i Pogradecit i ka bërë gati dhomën! Gaz Bardhi zbulon cfare do i ndodhe Belinda Ballukut pas zgjedhjeve

Gazment Bardhi, i cili është edhe drejtuesi politik i PD në qarkun e Fierit, i ka kujtuar burgun zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku.

balluku

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Balluku është shumë e zonja për të bërë premtime dhe mashtrime, por jo për ti mbajtur ato.

 

 

“Dhoma me hekura dhe me pamje nga liqeni në Burgun e Grave në Pojskë të Pogradecit është bërë gati dhe Belinda po shpenzon të gjitha fuqitë për të negociuar kohën”, shkruan Bardhi.

Sipas tij, kulmi i të gjitha premtimeve/mashtrimeve të saj “është kur u jep garanci çunave se do t’u zgjidhë hallet në SPAK apo do t’i nxjerrë nga burgu”.

Bardhi krahas komentit ka postuar edhe disa foto të Ballukut me shpenzime marramendëse për bizhuteritë dhe aksesorët e saj.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit

Belinda Balluku është shumë “e zonja” për të bërë premtime/mashtrime publike dhe private, por, më besoni, nuk është aq “e zonja” sa t’i mbajë ato. Dhoma me hekura dhe me pamje nga liqeni në Burgun e Grave në Pojskë të Pogradecit është bërë gati dhe Belinda po shpenzon të gjitha fuqitë për të negociuar kohën!

Por kulmi i të gjitha premtimeve/mashtrimeve është kur u jep garanci çunave se do t’u zgjidhë hallet në SPAK apo do t’i nxjerrë nga burgu! Perlë, perlë! 😂 Ndërkohë, koha po ngushtohet, kur dhoma në Pojskë të bëhet e banueshme!