Porosi e fr*kshme ne Dubai! Karamuco: Policia ka zbuluar vr*sesin e 58 vjecarit ne Vlore, RENEA ne Ksamil ka arr*stuar…(video)

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha në emisionin Now në Euronews Albania se policia ka arrestuar mbrëmjen e së martës njërin nga autorët e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj 2 ditë më parë në qytetin e Vlorës.

Ai informoi se FNSH dhe RENEA kanë zbarkuar në zonën e Ksamilit ku kanë rrethuar dhe kanë arrestuar njërin nga autorët, ndërsa autori tjetër, që dyshohet se është shtetas i huaj, është arratisur drejt Greqisë.

Karamuço tha se policia e ka zbardhur plotësisht vrasjen që fillimisht u dyshua për çështje pronësie, ndërsa theksoi se kjo është një vrasje mafioze e porositur nga Dubai nga grupe kriminale.

“Ditën e djeshme qyteti i Vlorës u trondit nga një ngjarje e rëndë ku u vra roja e një objekti dhe u përfol për një konflikt pronësie. Sot policia me një punë spektakolare e ka zbardhur plotëssisht atë vrasje, nuk është vrasje për çështje pasurie, është një vrasje shumë e sofistikuar e porositur nga Dubai nga grupet kriminale, krimi i organizuar, grupe që kanë porositur 2 persona për të kryer atentatin. Njëri është i huaj, ka kaluar kufirin dhe po ndiqet nga autoritetet greke, tjetri është rrethuar në Ksamil dhe sapo është arrestuar. Deri tani dyshohet se nga ana e grupeve kriminaleve rivale i ndjeri është akuzuar shpesh si informator i grupit tjetër dhe është ekzekutuar me urdhër nga Emiratet e Bashkuara. Janë grupe transnacionale por që rrënjët i kanë në Vlorë”, tha Karamuço.