Zbulohet fotoja e 24-vjeçares, Kejsi Spaillari, e shpallur në kërkim nga prokuroria e Korçës për akuzën e “Vrasjes me dashje” kryer në bashkëpunim në dëm të viktimës, Antonio Karafili.
Pasi është vënë në dijeni për shpallen në kërkim të saj, nga Kanadaja ku ndodhet, 24-vjeçaria ka përshëndetur përmes rrjeteve Sociale në një mënyrë të pazakontë, duke nxjerë gishtin e mesit.
Siç shihet dhe në foto, kjo është përshëndetja që e pandehura Kejsi Spaillari, i dërgon organeve të drejtësisë në Shqipëri dhe mediave, të cilat gjatë ditës së sotme kanë shkruar gjerësisht për të.
Zgjedhjet/ Raporti paraprak i OSBE-ODIHR: Mes dy partive kryesore, shkallë e lartë polarizimi. Për herë të parë vota e diasporës
Prej disa kohë, e pandehura Kejsi Spaillari, është larguar në Kanada duke krijuar një jetë të re në këtë shtet.
Ndaj saj prokuroria e Korçës, ka lëshuar një masë sigurimi “arrest në burg”, duke ngarkuar Policinë e Shtetit të kryejë procedurat për lokalizimin dhe arrestimin e saj.
Në vitin 2018, Kejsi Spaillari së bashku me Rexhep Vathin nga Derveni i Krujës, kanë mbytur me çarçaf dhe më pas kanë lidhur në degën e një peme të llojit Pishë në Voskopojë, trupin e pajetë të Antonio Karafilit.
Antonio Karafili, ishte i dashuri i saj por një zënkë për shkaqe xhelozie ka çuar Spaillarin dhe mikun e saj Rexhep Vathin, të ndërmernin aktin ekstrem të vrasjes, duke e mbytur me çarçaf.
Pas krimit ata e kanë lidhur në degën e një peme, veprime këto që janë kryer për shkak që ngjarja të perceptohej tek organet hetimore si një vetëvrasje dhe jo vrasje.
Ndërkohë një vit më parë njëri nga bashkëpuntorët e vrasjes së Anton Karafilit, Rexhep Vathi, ndëroi jetë duke kryer vetëvrasje.
Ndërsa Kejsi Spaillari mundi të larohet jashtë shtetit duke u vendosur me banim në Kanada.
Tashmë dosja i ka kaluar për shqyrtim gjyqësor, Gjykatës së Krujës, ku e pandehur e vetme në këtë çështje është pikërisht 24 vjeçarja, Kejsi Spaillari.