Kjo është Kejsi Spahillari që vr*u dhe v*ri ne pemë të fejuarin bashke me dashnorin 65-vjeçar, sot te dy jane

Shtatë vite pas një ngjarjeje që tronditi Voskopojën, është zbardhur e vërteta pas vdekjes së 18-vjeçarit Antonio Karaifili, i cili u gjet i varur në një pishë në qershor të vitit 2018. Asokohe, rasti u klasifikua si vetëvrasje, por familjarët ngritën që në fillim dyshime të forta, sidomos ndaj të fejuarës së tij, Kejsi Spahillari.

Sot, hetimet kanë nxjerrë në dritë një skenar makabër: Kejsi Spahillari, atëherë adoleshente, kishte krijuar një lidhje të fshehtë me 65-vjeçarin Rexhep Vathi. Sipas dosjes hetimore, Antonio kishte zbuluar të dashurit në flagrancë, çka besohet se u bë shkak që dyshja të ndërmerrte aktin ekstrem — vrasjen e tij, duke e inskenuar më pas si vetëvrasje.

Detajet janë tronditëse: Spahillari ka qenë ajo që ka lajmëruar të afërmit e të ndjerit, duke u treguar me saktësi vendin ku ndodhej trupi, pa pasur zyrtarisht asnjë informacion paraprak. Më tej, analiza e trupit të viktimës nuk zbuloi asnjë gjurmë kontakti me pishën, duke përforcuar dyshimet se ai ishte varur artificialisht. Gjurmë ADN-je të Rexhep Vathit janë gjetur gjithashtu në çarçafët e banesës së Kejsit.

Ndërkohë që Vathi i dha fund jetës në gusht të vitit 2024, Kejsi Spahillari sot ndodhet në Kanada, ku ka krijuar familje të re. Gjykata e Korçës ka caktuar ndaj saj masën “arrest me burg” në mungesë dhe pritet që autoritetet të kërkojnë ekstradimin e saj.

Një krim pasioni, i maskuar si vetëvrasje, që tani kërkon drejtësi pas shtatë vitesh heshtje dhe dyshimesh.