Studiuesja tr*ndit me faktet: Qyteti shqiptar ku lindin me shume “fëmijë dragua”

Pas deklaratave tronditëse për ekzistencën e të ashtuquajturve “fëmijë dragua”, studiuesja e shkencave okulte, Pranvera Xhafa, ka ndarë edhe një detaj që ngjalli interes të veçantë në emisionin “7pa5”: sipas saj, Shkodra është vendi me më shumë “portale” multidimensionale në Shqipëri, dhe pikërisht aty ka më shumë gjasa të lindin fëmijë me aftësi të jashtëzakonshme.

“Në kemi fushën tonë magnetike shumë të fuqishme. Shkodra është vendi më me shumë portale multidimensionale në Shqipëri. Kjo do të thotë që njerëzit në këtë zonë janë më të lidhur shpirtërisht me një dimension tjetër”, tha Xhafa, duke përmendur edhe Përmetin si një tjetër pikë energjetike të veçantë.

Sipas saj, këto “porta” ndihmojnë në mishërimin e shpirtrave të rrallë që vijnë nga një dimension tjetër, të cilët mund të manifestohen përkohësisht në botën tonë si “fëmijë dragua”, qenie me fuqi të mbinatyrshme dhe mision të fshehtë.

/vizionplus.tv