Befason sondazhi i Euronews! Ja sa shume e duan grate Edi Ramen! Votat qe do cudisin shqiptaret

Pas matjeve në muajin Shkurt dhe Mars, Barometri- Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore për Qarkun e Tiranës në muajin prill.

Metodologjia e përdorur është sërish si në matjet e mëparshme kampion rastësor i shtresëzuar (referuar njësive administrative) dhe madhësia e kampionit ka qenë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë.

Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e tretë zgjedhore të Barometrit- Euronews Albania në Qarkun e Tiranës është 11 Prill – 22 Prill 2025 dhe marzhi gabimit është +/-3.1%.

Një nga argumentet kryesor të debatit publik nisur nga narrativa politike e fushatës së Edi Ramës ka qenë diskursi me bazë gjinore. Qasja e tij në mbështetje të grave merr një konfirmim nga analiza e shifrave edhe në matjen e tretë të Barometrit për Qarkun e Tiranës.

Në matjen e pëlqyeshmërisë së tij në këtë qark për herë të tretë, rezulton se shumica e atyre që e pëlqejnë Ramën apo kanë mendim pozitiv për të janë gra, në shifra rezultojnë 8.1 % më shumë se burrat (40.8 % burra /48.9 % gra )

Në pyetjen për kandidatin e preferuar për Kryeministër konfirmohet po ashtu e njëjta gjë epërsia e grave që e zgjedhin si kandidat për Kryeministër Edi Ramën. Ato janë 8% më shumë se burrat (35.9 % burra /43.9% gra )

Edhe në zgjedhjen e PS si partia e duhur për të qeverisur vendin rate janë në shumicë në Qarkun e Tiranës, 9.1 % më shumë se burrat ( 37% burra /46.1 % gra )

Në parashikimin e zgjedhjeve për 11 Majin në matjen e Qarkut të Tiranës konfirmohet e njëjta dukuri për Partinë Socialiste. Shumica e atyre që parashikojnë fitoren e PS në 11 Maj janë gra, 4.1 % më shumë sesa burrat (48.9 % burra / 53% gra).