U gjet e vd*kur e l*dhur pas pemës në Itali! Kujt ja dërgoi MESAZHIN e fundit shqiptarja, donte me ngulm qe

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e raportuar një ditë më parë në Itali, ku 27-vjeçarja shqiptare Ermala Mahmutaj, u gjet e pajetë, e lidhur pas një peme.

Sipas mediave italiane mësohet se e reja i kishte dërguar një mesazh avokatit të saj, mëngjesin e 28 prillit, për të caktuar një takim pasi ishte në proces divorci me bashkëshortin e saj.

“A mund të takohemi në studio sot?”, ishte mesazhi që 27-vjeçarja i kishte dërguar avokatit të saj i cili ndodhej jashtë shtetit, por Ermela kishte këmbëngulur dhe kishte arritur të linte një takim me anëtarët e tjerë të firmës ligjore.

Takimi ishte caktuar për pasdite, por 27-vjeçarja nuk shkoi. Ndërkohë, që mësohet se ka qenë bashkëshorti i të resë ai i cili e gjeti trupin e saj të pajetë dhe më pas lajmëroi policinë.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes hetuesit gjetën dhe një shënim vetëvrasje nga 27-vjeçarja, megjithatë kjo letër nuk është marrë e mirëqenë pasi grupi hetimor ka dyshime se ajo mund ta ketë shkruar nën presion, e detyruar nga dikush tjetër.

Sakaq, theksojmë se fqinjët e Ermelës nuk e besojnë që e reja i ka dhënë fund jetës, pasi kishte një lidhje të fortë me djalin e saj 7-vjeçar dhe se nuk do e linte asnjëherë vetë.

“Ermela ishte një person i veçantë, i njohur nga të gjithë për edukimin, gëzimin dhe bujarinë e saj. Ajo ishte thellësisht e lidhur me të birin dhe ai ishte arsyeja e saj e jetës së saj”, mësohet të kenë thënë fqinjët për mediat italiane.

Ermela ishte nëna e një 7-vjeçari, nga martesa me bashkëshortin, një zejtar 52-vjeçar. Ishte pikërisht ai që gjeti trupin e pajetë të Ermelës dhe njoftoi menjëherë autoritetet dhe urgjencën, por për fat të keq nëna e 7-vjeçarit kishte ndërruar jetë. E reja shqiptare jetonte në një qendër për emigrantët ndërsa sipas të afërmve dhe fqinjëve, ajo ishte një nënë e përkushtuar. Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, ndërsa ka shumë pikëpyetje në lidhej me këtë ngjarje makabër.