“Një kokërr domate nuk…”/ Diola Dosti: Ushqimi sot nuk ka më cilësi, ja sem*ndjet qe po na shkaktohen

E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, ka qenë nutricionistja Diola Dosti. Ajo na ka dhënë këshillat e saj për të qëndruar më të shëndetshëm tani që po afron dhe periudha e verës, si dhe nga çfarë duhet të kemi kujdes…

A duhet t’i drejtohemi specialistëve për të marrë vitaminat e duhura?

Problematika e ditëve të sotme, është që ne vërtet marrim ushqim, por ushqimi sot nuk ka të njëjtën cilësi që e ka patur 10 vite më përpara. Pra, një kokërr domate nuk e ka më vlerën e njëjtë siç ka qenë para 10 vitesh. Ka ndryshuar cilësia e tokës, e ujit, e ajrit, spërkatja me persticide dhe herbicide të ndryshme, shkakton një lloj mangësie të nutrientëve. Dhe çfarë bën kjo? Nëse ne marrim vetëm ushqim dhe nuk i shtojmë suplementët, ne mund të kemi mangësi të nutrientëve të ndryshëm, gjë e cila bëhet shkak për manifestimin e shumë sëmundjeve në të ardhmen, që baza e pothuajse të gjitha sëmundjeve, qofshin sëmundje kronike, sëmundjet e metabolizmit, apo qoftë edhe një akne.

Nëse ne e analizojmë me detaje, mund të jetë një mangësi e një nutrienti të caktuar, që mund të jetë një vitaminë, mund të jetë një elektrolit, mund të jetë një mineral, që ne nuk e marrim. Ne mund të hamë shumë shëndetshëm, por nuk i marrim të gjithë nutrientët, se tashmë sot ushqimet kanë më pak nutrientë nga sa kanë pasur vite më përpara. Prandaj ka lindur nevoja e suplementëve. Unë jam pro përdorimit, por me zgjuarsi dhe gjithmonë me rekomandime të specialistëve në këtë fushë.