E fundit! Policia drejt zbardhjes se at*ntatit në Lundër! Kush donte të vr*ste fëmijët? Si eshte gjendja e vogelushit

Grupi hetimor është drejt zbardhjes së atentatit të dështuar më 17 prill, të ndodhur në zonën e Lundrës, në kryeqytet, ku u qëllua me breshëri plumbash drejt automjetit  “G Class”, me të cilin po udhëtonin dy djemtë e presidentit të “Pelican Security”, Vesel Bardhi Demiraj, shoku i tyre si dhe një prej punonjësve të tij, Arenc Stafa.

Automjeti drejtohej nga ky i fundit i cili rezulton të jetë pjesë e stafit të kompanisë “Pelikan Security” dhe në momentin kur dhe ranë pre e atentatit ishte shoqëruesi  i fëmijëve.

Burime për mediat bëjnë me dije se grupi hetimor të cilët kanë në duar zbardhjen e kësaj ngjarje, ku të plagosur mbetën 4 persona të pafajshëm, mësohet se kanë në total 17 profile ADN, të gjetura në sendet që dyshohet se i përkasin autorëve të atentatit.

Dy prej profileve të ADN-së rezulton se i përkasin dy prej të miturve që ndodheshin në automjet, ndërsa dy profile të tjera, të cilat janë të plota, dyshohet se i përkasin autorëve.

Kjo ka rritur dhe shpresat për hetuesit në zbulimin e identitetit të autorëve të ngjarjes më 17 prill, ku deri më tani ajo çfarë është e sigurt është fakti se vrasësit kishin ngatërruar “shënjestër”.

Policia drejt zbardhjes së atentatit në Lundër! 17 profile ADN-je

Pamje nga vendi i ngjarjes

Megjithatë, këto profile mbetet për t’u verifikuar nëse u përkasin apo jo autorëve, edhe përmes krahasimit me të gjitha ADN-të që laboratori ka në dispozicion në të shkuarën të personave që janë përfshirë më parë në aktivitete kriminale.

Siç është raportuar më parë në media, grupi hetimor ka gjetur në vendin ku atentatorët kanë qëndruar të fshehur, sende personale të tyre si çanta, doreza e pinca që mendohet të jenë përdorur për të prerë gardhin rrethues. Gjithashtu grupi hetimor është përqendruar në kqyrjen e kamerave të sigurisë në zonë pasi dyshohet se autorët kanë lëvizur për disa ditë me radhë me motor përpara se të kryenin atentatin duke studiuar mirë terrenin.

Policia drejt zbardhjes së atentatit në Lundër! 17 profile ADN-je

Makina e qelluar nga autoret/

Kujtojmë se më herët gazetari Sokol Bregu ka thënë që në këtë atentat kanë qenë të angazhuar 16 persona. Gazetari tha se bëhet fjalë për një njëjtin grup kriminal, të cilët po ashtu ngatërruan shënjestrën edhe në atentatin e Don Boskos dy vite më parë ku u vra një banakiere.

“Roan Brahimi, në një dekadë në krim ka marrë pjesë në shumë ngjarje kriminale dhe ia la familjes në shpinë. Nuk bëj lidhje me ngjarjen në Lundër sepse duhet të kemi të bëjmë me një grup që ka angazhuar 16 vetë.

I njëjti grup ngatërroi edhe vrasjen e banakieres në Don Bosko, ku shënjestër ishte Fatjon Murati. U hap zjarr nga jashtë i pakontrolluar. A kanë ngatërruar targën e automjetit?

Policia po heton në tre pista. Shumica mendojnë se nuk ka lidhje me familjen e kompanisë së Security. Dy të tjera lidhen me ngjarjen e Lezhës. Nëse do të ketë ndodhur në këtë formë, në Shqipëri njihet një atentat në këtë lloj forme, ndaj bosit të krimit Emiljano Shullazi që nuk e vrisnin dot dhe i plagosën shokun. Kemi të bëjmë me një grup të jashtëzakonshëm nëse ka ndodhur kështu”, tha Bregu disa ditë më parë në emisionin Të paekspozuarit.

Mbrëmjen e 17 prillit, rreth orës 21:50, persona të armatosur qëlluan me breshëri plumbash drejt automjetit me të cilin po qarkullonin katër persona, ku dy prej të cilëve ishin djali dhe nipi i pronarit të “Pelikan Security”, Vesel Bardhi Demiraj.

Ku persona të paidentifikuar ende nga Policia i zunë pritë automjetit “G Class”, me të cilin po qarkullonin Dior Demiraj, 11 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, Kian Mullaj 19 vjeç dhe Arenc Stafa, 34 vjeç. Automjeti drejtohej nga ky i fundit i cili rezulton të jetë pjesë e stafit të kompanisë “Pelikan Security” dhe në momentin kur dhe ranë pre e atentatit ishte shoqëruesi  i fëmijëve. Disa orë më vonë rezultoi se ata nuk kanë qenë pre e atentatit dhe se atentatorët kishin ngatërruar shënjestër.