Lajme te forta! B*teja për Elbasanin, ja sa vota duhen për të nxjerrë 1 deputet, gjithcka do ndryshoje kete vit

Elbasani është një qytet që e njeh mirë historinë, por rrallë e përsërit. Një vend ku rrënjët qytetare, kujtesa familjare dhe dinjiteti publik kanë peshë më shumë se retorikat e fushatës. Pikërisht për këtë arsye, gara politike në Elbasan për zgjedhjet e 11 majit 2025 po merr trajtën e një përballjeje jetike për rotacionin politik.

Në njërën anë qëndron Tomor Alizoti, një zë i veçantë në politikën shqiptare, shpesh më i vlerësuar për mendimin e tij kritik dhe thellësinë intelektuale sesa për marketingun personal. Ish-diplomat, pedagog i filozofisë politike, dhe njëri nga ata njerëz të rrallë që nuk e ka ndërruar tonin as kur ndryshonin pushtetet, Alizoti nuk është thjesht një kandidat ai është një qytetar me lidhje të drejtpërdrejta, njerëzore dhe morale me Elbasanin. Një pjesë e families së tij ka jetuar aty, edhe daja i pushkatuar nga regjimi komunist, Ilmi Leka, një qytetar i nderuar që përfaqëson kujtesën e Elbasanit të vërtetë, qëndrestar dhe mendimtar.

Në anën tjetër kemi Arbian Maznikun, një prej mendjeve më të rafinuara të brezit të ri të socialistëve. Një strateg i heshtur, i edukuar dhe i kthjellët, Mazniku ka ndërtuar një karrierë solide si krahu i djathtë i Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës. Por pikërisht këtu qëndron edhe paradoksi: gjithçka që Mazniku është, i detyrohet një tjetëri një hije e gjatë politike nga e cila deri tani nuk ka dalë dot më vete. Tani, në një kthesë të papritur, Mazniku duket sikur Veliajn e ka lënë pas krahëve ose, siç thonë disa analistë, e ka tradhtuar politikisht. Cili është rasti, nuk është ende e qartë. Ajo që është e qartë, është se Arbian Mazniku nuk ka asnjë lidhje organike me Elbasanin as në gjenealogji, as në përvojë, dhe as në emocion.

Por cili eshte historiku i zgjedhjeve parlamentare ne Elbasan ?
2009: Ndarja e mandateve ishte e barabartë mes PS-së dhe PD-së, me nga 7 mandate secila.
2013: PS-ja fitoi 8 mandate, PD-ja 4, ndërsa LSI dhe PR siguruan nga 1 mandat secila.
2017: PS-ja arriti 7 mandate, PD-ja 3, ndërsa LSI dhe PDIU fituan nga 2 mandate secila.
2021: PS-ja ruajti 8 mandate, PD-ja u rrit në 6 mandate, ndërsa LSI dhe PDIU nuk siguruan asnjë mandat në këtë qark.

Sa vota do të duhen për një deputet në Elbasan në zgjedhjet e 11 majit 2025?

Burimi i Votave Numër votuesish
Brenda vendit (46.5% e 232,580) ≈ 108,950
Diaspora (vota efektive) ≈ 10,805
Totali i votave 119,755
Mandate 14
Vota për mandat 119,755 ÷ 14 ≈ 8,554

Në një qark ku pritet të duhen rreth 8,554 vota për një mandat, çdo lagje e çdo votë është vendimtare. Elbasani ka nevojë të dalë nga cikli i hijes kriminale dhe të rikthejë dinjitetin përfaqësues. Nuk mjafton më që deputetët të jenë të kulturuar apo të zotë duhet të jenë të lidhur me realitetin lokal, me dhimbjet e tij, me kujtesën e tij dhe me njerëzit e tij.