Ben Blushi, Ylli Manjani dhe Mark Marku, ja me cfare i ‘bleu’ Edi Rama “elementët armiqësorë”, e r*nde cpo ndodh

Kryeministri Edi Rama s’po lë gur pa lëvizur që të krijojë bindjen te shqiptarët që ka një mbështetje absolute në të gjitha sferat e Shqipërisë.

Duke qenë se sondazhet nuk e tregojnë më aq të sigurt sa në 2021 fitoren e tij, Rama ka kohë që ka nxituar të zbatojë një strategji për kthesën e madhe të disa prej figurave më kritike kundër tij, që tani janë kthyer sa hap e mbyll sytë në pro qeveritarë.

Së pari, Ben Blushi, dikur zëri që i trondiste themelet e qeverisë në Parlament dhe në selinë e PS, pasi u zhvendos butësisht nga politika në media, me atë që mendohet se ka qenë një operacion i fortë sponsorizimi i Ramës dhe njerëzve pranë tij, tashmë doli hapur në krah të kryeministrit, duke zhvilluar në godinën e kryeministrisë një ekspozitë fotografike.

Ylli Manjani, ish-bashkëpunëtor i Ramës në PS, që më pas u kthye në armikun e tij të madh dhe një nga zërat më të vrerosur kundër qeverisë, që nuk humbiste rast pa hedhur helm, tashmë e ka bërë kthesën aq të madhe, sa që dje po fliste për “arrestimin e Flamur Nokës” për një kontratë private lobingu, ndërkohë që për kontratat e shumëpërfolura të aferave të qeverisë, ai ka nisur të heshtë.

Edhë më e çuditshme duket pirueta e ish-deputetit të PD Mark Marku. Ky i fundit, gjithnjë një opozitar dhe kritik i qeverisë, së fundmi është shfaqur në ekranet televizive si apologjist i mëkateve të Ramës.

Në fakt, në një ekran ku ishte dje i pranishëm përballë socialistëve Elisa Spiropali, Ulsi Manja dhe Delina Ibrahimaj, Marku kishte tendencën të ishte pozitiv dhe të kishte qasje pro punës së qeverisë.

Kur figura publike të këtij kalibri bëjnë kthesë, mesazhi dhe impakti i synuar është që publikut t’i përcillet imazhi se ata që janë kundër Ramës e kanë gabim dhe se duke bashkëpunuar me të mundet që të fitohet më shumë se sa duke e sulmuar, ku mund të humbasësh gjithçka.