Lajm tr*gjik! 14 vjecarja Vlonjate h*dhet nga kati i trete ne Itali dhe vd*s, ja cfare e shtuy

Një vajzë 14 vjeçare ka ndërruar jetë në zonën e Massafras në Itali, në provincën e Tarantos, pasi ëhstë hedhur nga kati i tretë i shtëpisë ku jetonte me dy prindërit e saj. Newsbomb.al mëson se familja është me origjinë nga Dukati i Vlorës.

E mitura është dërguar me urgjencë në spitalin Santissima Annunziata në Taranto, me shenja jete, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, vajza vdiq pak minuta më pas.

Familja Bozhanaj është tronditur nga ky lajm tragjik për ikjen e parakohshme të vajzës 14 vjeçare. Nga informacionet e para që raportojnë mediat në Itali, dyshimet janë se ajo mund të ketë rënë pre e bullizimit dhe në kushtet e tronditjes së fortë psikologjike ka ndërmarrë aktin ekstrem.

Nëna e vajzës ka qenë në apartament në kohën kur ka ndodhur ngjarja, kjo e deklaruar dhe nga dëshmitarët, ndërkohë që vet ajo u ka thënë hetuesve se e ka parë të gjithë momentin kur e bija ka hapur dritaren dhe është hedhur nga kati i tretë.

Prokurori publik në detyrë ka urdhëruar hapjen e një hetimi për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e rënies së 14 vjeçares, raporton newsbomb.al.

Hetimet u janë besuar karabinierëve, të cilët po rindërtojnë sekuencën e saktë të ngjarjeve dhe po verifikojnë çdo element të mundshëm të dobishëm për të sqaruar vdekjen tragjike të së miturës me origjinë nga fshati Dukat i Vlorës.