Ne kulmin e t*nsioneve! G*ditet me gr*sht kryetari i partise opozitare (Foto)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi këtë të diel ku lideri i Partisë Republikane Popullore Turke, Ozgur Ozel, është sulmuar nga një shtetas.

Siaps asaj që mediat vendase bëjnë me dije mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një takimi që Ozel pati në Qendrën Qendrën Kulturore Ataturk në Stamboll. Teksa kreu i Partisë Republikane Popullore Turke ishte duke dalë, ka qenë agresori i identifikuar si Selçuk Tengioğlu ai i cili i është afruar dhe e ka qëlluar me grusht.

Menjëherë ai u neutralizua nga punonjësit e sigurimit të Ozel dhe më pas u arrestua nga policia.

Sulmi ndaj udhëheqësit të CHP-së është dënuar nga zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në pushtet, Omer Çelik.

“Çdo sulm ndaj një institucioni politik është i papranueshëm. Sulmuesi do të mbahet përgjegjës para ligjit”, ka thënë Omer Celik.

Ndërkohë që mësohet se autori i kësaj ngjarje rezulton të jetë një person me rrezikshmëri të lartë dhe i njohur mirë nga drejtësia turke. 21 vite më parë ky shtetas ka vrarë dy fëmijët e tij pasi bashkëshortja e tij e braktisi dhe u largua nga shtëpia.

Ai kaloi 16 vite në burg dhe u lirua me kusht, ndërkohë që mësohet se më herët ka qenë i prangosur edhe për vjedhje dhe shitje të lëndëve narkotike.

VIDEO/ Goditet me grusht në fytyrë lideri i Partisë Republikane