Edi Rama ne ‘p*nik’ nga Shkodra, kerkon te mos dalin ne votime te dielen sepse

Duket se Edi Ramën e shqetëson humbja në qarkun e Shkodrës, pasi iu ka bërë thirrje demokratëve shkodranë që të mos dalin të votojnë të dielën e ardhshme.

Duke tentuar që të bëjë diversion brenda opozitës, ku përmendi drejtuesin politik të PD-së në Shkodër Luçiano Boçi, Rama harroi se ai vetë ka deleguar drejtues qarqesh që nuk janë nga e njëjta zonë elektorale (Balluku, Manja, Mazniku, apo Shalsi).

“Kaq shumë ju demokratët dhe shkodranët e mëdhenj iu nënvlerëson bufi sa iu ka sjellë Luciano fake Pavarotti këtu në krye të listës? Por Lucianon Pavarottin të vërtetin Shkodra e ka dëgjuar msheftas. Tani sjell Lucianon nga Elbasani. Çpunë ka ai këtu? Do të drejtojë Shkodrën? Kaq pa mend e pa tru as me drejtuar shtëpinë tuaj iu mendon bufi juve demokratëve të Shkodrës. Kaq çyryk ju di bufi ju, që s’keni një njeri t’ju drejtojë por ju sjell Luciano fake Bavarotin qëe e fitoi Elbasanin para 4 vitesh dhe doli dhe thoshte na e vodhi elektronika votat?”, tha Rama.

Po ashtu Rama iu bëri thirrje shkodranëve që të mos dalin të votjnë të dielën e ardhshme, pasi sipas tij, do të iu japë pasaportën europiane.

“Erdhi këtu Luciano fake Pavarotti dhe drejton grupin dhe ça do të bëjë? Shkodrën madhështore me Luçiano fake Pavarottin nga Elbasani? Si bëhet kjo? Nuk e di. Shpresoj që demokratët e Shkodrës të dielën të rrinë në shtëpi të dëgjojën Pavarottin e vërtetë dhe të mos shkojnë fare me votuar. Për të mos iu ardhur turp nga vetja se nesër këtë pasaportën evropiane do t’ua japim ne, siç po ua japim shkodrën mbrapasht, që ua mori bufi, që mbeti e fundit për turp dhe që njëherë i besuam këtij budallait këtu”, tha Rama.