Ambasada britanike dhe ambasada gjermane këto ditë kanë zhvilluar takime intensive me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.
Në bashkëpunim me amerikanët, është dhënë direktivë e qartë për mënyrën sesi do të monitorohen zgjedhjet në Shqipëri.
Deri tani, SPAK ka 16 procedura penale për raste të blerjes së votave në disa qytete të Shqipërisë. Detajet pritet të dalin brenda pak ditësh.
Ndërkohë, Altin Dumani ka ngritur një strukturë prej 177 personash të infiltruar në të gjithë Shqipërinë. Ata do të jenë të pranishëm në qendrat kryesore të numërimit të votave.
Direktivat e amerikanëve dhe britanikëve janë të qarta: kush tenton të bëjë vepër penale në qendrat e numërimit, do të arrestohet menjëherë në atë qendër të numërimit.
Çdo person i infiltruar i SPAK-ut do të jetë i pajisur me armë, në rast se gjatë arrestimit do të haset ndonjë kundërveprim i shtetasit që kryen vepër penale.
Për herë të parë që nga viti 2013, zgjedhjet në Shqipëri do të jenë të sigurta. Kjo është arsyeja pse fushata është kaq e qetë, pa akuza të rënda dhe pa përplasje ndërmjet palëve.
Partitë janë sinjalizuar nga amerikanët dhe britanikët: kush shkel rregullat e lojës, bëhet shembull me dënim 5-7 vite burg.