Sic dihet Edi Rama ka blere 80% te mediave vizive, por edhe shume portale qe kane lidhje direkte me sherbetoret e tij. Nje prej ketyre sherbetoreve, dihet qe eshte edhe Carlo Bollino, icili nepermjet portaleve e ndryshme sulmon here pas here per llogari te EDi Rames.
Rasti i fundit eshte nje mesazh qe i cohet Tom Doshit, pikerisht nje jave para zgjedhjeve, duke treguar keshtu friken per humbjen e pushtetit. Nepermjet nje prej portaleve te tij, Rama-Bollino dhe sherbetoret i bejne presion Tom Doshit, duke i treguar se ka fituar 2 700 tendera, ka monopolin e ilaçeve, lojëra fati, leje ndërtimi, kontrabandë e non grata.
Kush do shkojë më parë në burg, ai apo Beneti?, pyet portali pro qeveritar qe sulmon vetem ata qe i thote Rama, duke e cilesuar Doshin si një nga përfituesit më të mëdhenj të kësaj qeverie .
Mbi 2 700 tendera në shëndetësi përmes Aqif Hoxhës, monopolin e prodhimit të barnave (ujë dhe gëlqere), leje për kulla dhe restore nga Tirana në bregdet, ndërmjetës për leje ndërtimi për të tjerët në AZHT, evazion fiskal, pastrim masiv parash, diktim drejtorësh lokalë dhe qëndror, kontroll i basteve sportive të paligjshme, kontrabandë, lidhje me grupet kryesore kriminale (Durim Bamin, Vis Martinajn, Bajrat, Pëllumb Gjokë etj), ndikime të paligjshme, pastrim parash në ndërtim, blerje votash me para të pista, shantazhe, kërcënime publike dhe të fshehta, duke mos kursyer as kryeministrin Edi Rama, ministra, drejtues policie, prokurorë dhe gjyqtarë.
Për secilën nga këto veprimtari dhe përfitime ka fakte dhe prova, ka dëshmitarë, ka dosje dhe ka evidenca konkrete. Jo rastësisht është non grata në SHBA dhe Australi. Jo rastësisht, emri i Tom Doshit rezulton në të paktën 30 dosje të SPAK-ut, për grupet kriminale, korrupsion dhe pastrim parash. SPAK, shërbimet informative dhe ambasadat e vendeve perëndimore në Tiranë janë në dijeni deri në detaje të veprimtarisë së zezë të Tom Doshit.
Me paratë e tenderave, monopolit të barnave, lojërave të fatit dhe kontrabandës, Tom Doshi ka zgjeruar ndikimin e tij elektoral, duke marrë disa mandate, me të cilët më pas i imponohet Edi Ramës për të zgjeruar përfitimet e paligjshme nga paratë dhe pasuritë publike. Arsyeja se pse Rama nuk e ka goditur ende Tom Doshin përmes SPAK-ut, ka të bëjë me llogaritë elektorale, pasi votat që mbledh Doshi, sidomos në Shkodër, nëse do të goditej, këto vota nuk do t’i merrte dot PS-ja, por PD-ja.
Herë pas here, Doshi i bën presion Edi Ramës, por gjithnjë me kujdes, pa e kaluar vijën e kuqe. Gjatë kësaj fushate, Tom Doshi i ka fokusuar sulmet ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci. Arsyeja është e thjeshtë. Benet Beci nuk i nënshtrohet shantazhit të Tomës, kërkesave dhe interesave të tij, nuk ulet me të në pazare, madje i ka shkarkuar edhe disa drejtorë lokalë në Shkodër. Kjo është arsyeja e sulmit. Askujt nuk i digjet barku për PS dhe socialistët, por vetëm kur i preken xhepat e thellë personalë.
Ditën e sotme, Tom Doshi u ka bërë thirrje socialistëve që të votojnë atë dhe jo Benet Becin, i cili sipas tij do të shkojë në burg pas 11 majit. Benet Beci mund të jetë hajdut, por Beci është kryetar bashkie dhe nuk votohet në këto zgjedhje. Benet Beci mund të jetë i PD (edhe vetë Tom ka qenë deputet i PD në 2005), por Benetin e ka vendosur Edi Rama dhe ka besimin e Ramës. Ndaj do ishte më mirë dhe ndoshta më efikase që Toma t’a bënte luftën me Ramën dhe jo në mënyrë të tërthortë, me të besuarin e tij, Benet Becin. Benet Beci ndoshta edhe mund të shkojë në burg pas 11 majit për korrupsion, por gjasat janë që para Benetit në burg të përfundojë Tom Doshi, para të cilit bëmat e Benetit janë të papërfillshme.