Edi Rama i tërheq “vërejtje” gazetares “live” në emisioni: Mos mu bëj si Fevziu që…

Kryeministri Edi Rama ka folur për arritjet e qeverisë së tij, por edhe kritikat e opozitarëve duke lënë të kuptohet se janë “fluska sapuni”.

Ndërkohë gjatë bisedës, teksa Rama ishte duke folur me shifra, gazetarja e emisionit Jonida Shehu po kontrollonte telefonin e saj, gjë e cila i tërhoqi vëmendjen kryeministrit i cili e kritikoi duke e krahasuar me Blendi Fevziun. Biseda mes tyre:

Rama: “Një minutë. Të jesh socialist është të kesh sensin e gjërave të kuptosh sensin. Pensionistët pse votojnë? Këta i bëjnë budallenj, komunistë matufë. Ajo grua më dëgjon mua me shumë vëmendje se ka hallin e legalizimin dhe ajo më dëgjon mua dhe kur bën verifikimin

shikon dhe thotë po më vjen e mua radha se u bënë 270 mijë. Nuk është e kënaqur që nuk i është bërë legalizimi. Tani mos mu bëni si Fevziu që të gjithë shikoni telefonin. Fokusohu këtu”
Jonida Shehu: “Kam të gjithë vëmendjen këtu. Po po shikoja disa shifra, unë po bëj punën time e qetë”
Rama: Po lëri shifrat…..