Skip to content

Rama: Bufi e di nga i erdhi “non grata” ja pse trembet! Soros budallik, ja e verteta e Non Grates

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit” ka folur për lobimin 6 milionë dollarë të Partisë Demokratike në SHBA, “non gratën” e Sali Berishës dhe akuzat e këtij të fundit se ka ndikuar Soros për sanksionet ndaj tij.

Kryeministri Edi Rama tha se Sali Berisha e di shumë mirë nga i ka ardhur shpallja “non grata” por nuk do që ta tregojë.

Sakaq, Edi Rama tha se Amerika nuk blihet me para ndërsa shtoi se shuma marramendëse 6 milionë dollarë duhet hetuar.

“Ata nuk kanë mundur ta ndikojnë Amerikën në asnjë mënyrë. Ku blihet Amerika me lekë? Ti merr lekët dhe të këput dhe kokën.

Historira pastaj budallallëqe, Soros, McGonigal, janë budallallëqe, nuk funksionon kështu. Bufi e di shumë mirë nga i ka ardhur, është i qartë në gjithçka. Nuk e tregon dot ai nga i ka ardhur.

Do të thotë se i meriton ato për të cilat i kanë vënë damkën si familje? Pjesa tjetër, pse nuk u hoq non-grata? Se kanë kaluar 6 muaj. Pse nuk u hoq?

Aq më tepër nëse do ta kishte vënë Soros, që është djalli për pjesën tjetër, pse nuk u hoq kjo? Atij shefit të kabinetit të Orbanit, ia hoqën. Po LaCivita çfarë është? Një konsulent që punon për kë i ofron paratë.

Këtu është një shumë marramendëse, 6 mln dollarë. Lulit për 500 mijë euro, që prapë janë shumë, iu bë gjithë ajo gurgule dhe bufi i bëri gjyqin Lulit për 500 mijë. Tani 6 milionë, çfarë do të thotë? Kjo kontratë do të jetë një bumerang i madh edhe në SHBA.”-tha Rama.

Published inBank

Comments are closed.