Skip to content

Sa mandate do të marrë PS në 11 maj? Deputetja socialiste e bindur: Jemi…

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti ka bërë një parashikim për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gjylameti deklaroi se PS-ja do të marrë më shumë deputetë se 4 vite më parë.

“Unë besoj se do të jemi me më shumë mandate se në vitin 2021. Unë këtë e shikoj nga kontaktet që kam me qytetarët, nga terreni. Kemi besimin për atë që kemi bërë dhe çfarë mund të bëjmë. Kjo më bën shpresëplotë se do të kemi mbështetje masive dhe përgjegjësi më të shtuar se mandatin e katërt. Ne kemi qenë 74 mandate në 2021 dhe besoj se do të marrim më shumë, por nuk jam e gatshme tashmë të bëjë një projeksion të tillë. Pasaporta europiane është simboli i standardeve europiane që duhet të kenë edhe shteti shqiptar. Duke e nisur me një ekonomi shumë të mirë të ekonomisë shqiptare”, tha deputetja socialiste.

Published inBank

Comments are closed.