Pyetja më e çuditshme, por dhe më e shpeshtë që më kanë bërë për jetën e diktatorit Enver Hoxha për arsye të biografisë që kam publikuar për të ka qenë, flas në në përditshmëri, a ka qenë Enver Hoxha homoseksual ose a ka qenë Enver Hoxha gej? Çuditërisht të njëjtën pyetje ekzakte ma ka bërë dhe shtëpia botuese britanike, e cila jo vetëm ma bëri këtë pyetje në një sërë prej rreth 300 pyetjesh që kishte për të sqaruar ë tekstin edhe qëndrimin po quaj të tekstit ose të librit ndaj diktatorit shqiptar, por akoma më shumë
ajo mori të gjithë pjesën kur unë trajtoja këtë po e quaj ë etiketim të tij në atë që quhet Shqipëria e nëndeshme ose në ambientet informale shqiptare dhe ja çoi për ta shqyrtuar një historiani të njohur britanik i cili po ashtu bëri një vlerësim dhe më pas shkruajti një recencë të shkurtër pikërisht mbështetur mbi këtë gjë. gjë. Pra nuk pyetën as për problemet që mund të kishte me me Britaninë e Madhe me që bodo botoi në Londër, as problemet me Bashkimin Sovjetik, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Jugosllavinë,
me Kinën, po u fokusuan te kjo pikë. Donin të dinin sa i saktë dhe i vërtetë ishte libri në këtë pikë. Në fakt shumë veta thashë përtej pjesës tashmë akademike të publikimit të librit, i cili për momentin është publikuar rreth 11 gjuhë të botës. Kjo është pyetja më rëndom. A ka qenë Enver Hoxha homoseksual? Tani është shumë e thjeshtë ta japësh përgjigjen me një fjalë, por unë do mundohem t’i referohem librit Enver Hoxha, pra biografisë së Enver Hoxhës që kam në këtë moment në iPad, pra versionin e saj PDF në iPad që është
publikuar për herë të parë në vitin 2011 dhe që më pas është publikuar në vende të ndryshme në 2016, në Britaninë e Madhe, në Iran, në shumë vende të tjera të Botës në Francë, në Maqedoni, në Rusi. Tani a ka qenë Enver Hoxha homoseksual dhe pse dhe nga lindi kjo ide? Në rrethet po e quaj informale të kundërshtarëve të regjimit komunist nën zë me shumë frikë, me shumë merak përflitej fakti që Enver Hoxha në rininë e tij kishte qenë një djalë homoseksual. Shumë të tjerë në gjuhën tiranë se e quanin një qfli ë i thekur. Pra fjalë që
përdoreshin. Madje madje përmendeshin emra të burrave të morshëm të Tiranës ose mesoburrave të Tiranës, kryesisht pasanikë që vinin nga bizneset dhe nga tregtia që kishin qenë njerëzit që e kishin pasur atë. Më fal dhe për fjalën që përdorej, pra insistoi dhe njëherë fjala që përdoreshin dylber, pra një term oriental i vjetër. ka pasur aq shumë rrëfime të tilla nëse ti futesh sot thjesht në Google dhe kërkon do dalin me dhjetra kujtime njerëzish që thonë ka qenë dylberi i këtij, ka shkuar me atë, ka qenë homoseksual këtu, ka
qenë atje, pati homoseksualizëm në Francë, e të tjerë e të tjerë. nga të gjithë studimet që unë kam bërë për biografinë e Enver Hoxhës, nga të gjitha bisedat që unë kam bërë me njerëzit që kanë qenë pranë tij, sidomos ata që e kanë njohur në rininë e hershme dhe kam takuar dhe kam folur me disa prej tyre, atyre që kanë njohur në Francë dhe atyre që kanë njohur më pas, se më pas është më e vështirë, nuk më rezulton në studimet që kam bërë unë ose në kërkimet që kam bërë unë, nuk më figuron askund
në asnjë moment dhe në asnjë situatë që Enver Hoxha të ketë pasur dy dyshime se ka pasur një orientim seksual, homoseksual ose gej siç njihet. Pra, nuk ka asnjë rast të tillë as në rininë e tij të hershme as më pas. Sikurse duhet thënë nuk ka asnjë të dhënë nga kërkimet që Enver Hoxha ka qenë ndonjë njeri që ka pasur histori të shumta me femra, me gra, me të tjera. Pra edhe këto hyjnë brenda të njëjtës llogjikë sërisht. Po tani nga u ngrit miti i homoseksualitetit tës? Sidomos në vitet 7080 ai u bë dominues në rrjetet
informale të Tiranës së nënndheshme. Në bisedat midis miqve. Unë kujtoj që dhe ne si fëmijë me gjysëm zëri, me shumë frikë, aq sa e kuptonim ne atë fjalë, e thoshin vazhdimisht, e thoshin në atë termin më po e quaj bullizu të Shqipërisë, por në fakt ishte një rrisk i madh. Nëse sigurimi kishte në target, sigurimi i shtetit, pra policia sekrete e Enver Rozës kishte në target një dikë, kishte zakonisht ata njerëz që ishin përfshirë dhe kishin komentuar jetën seksuale të Enver Hoxhës gjatë rinisë së
tij. Natyrisht nuk kishin ndonjë koment të madh të bërë, por merreshin ose flisnin për të. Kjo kishte krijuar një lloj, po e quaj paranoje te sigurimi i shtetit sa aty ku dëgjoi, aty ku dikush ë spiunonte ose deklaronte që njëri apo tjetri kishin folur për orientimin seksual të Enver Hoxhës, pritej koka menjëherë, arrestoheshin, kishin dënime të rënda edhe pse në gjykatë. Asnjë rast i vetëm, edhe pse ka mbi 70 e ca arrestime që vinin kryesisht për fjalët që enerë këshillin homoseksual, në asnjë
gjykatë nuk është përdorur ky si argument. janë përdorur argumente të tjera për t’i dënuar me dënime nga më të rëndat, por askush nuk guxonte ta nxirrte këtë term, pra t’i përfliste Enver Hoxhën këtë gjë, Enver Hoxhës, këtë gjë në gjykatë. Po nga doli kjo gjë? Ë në fakt ka dy gjëra. Termi ose asocimi me po e quaj orientimin homoseksual të Enverhës kryesisht ka lindur në emigracionin politik shqiptar. Që menjëherë pas luftës së dytë Botërore, emigrantët politikë që u larguan drejt perëndimit filluan të
akuzonin Enver Hoxhën për liberalizëm, për një orientim seksual ndryshe, për një njeri që po prte traditat. kishte filluar edhe gjatë luftës, por sidomos pas luftës kjo u bë më dominuese, por duket se pjesën më të rëndësishme këtë, se po i referohem librit ekzaktësisht e luajti Arshi Pipa, një emigrant politik shqiptar i cili ishte larguar nga Shqipëria ë mbas mbas vendosjes së regjimit komunist, kishte qenë në burg për një periudhë, u largua nga burgu dhe më pas arriti të arratise. Arshi Pipa u
vendos në New York, ishte poet, shkrimtar, studiues i historisë dhe i letërsisë. punonte si pedagog në New York. Në vitin 1973 ai botoi një vjeshë në të cilën kishte katër vargje. Vargjet e kësaj vjeshe çuditërisht u kthyen edhe filluan të qarkullonin dhe në Shqipëri disa herë madje dhe në formën e trakteve. O bandill të lumt të bill ajo i shpjegon të gjitha. Ç’duhen dituri e mendjeri ka fatin tim? Ëh, Arshi Pipa diku mbas vitit 1990 para vizitës së tij në Shqipëri i përmblodhi poezitë e tij në një libër të quajtur Albanian
Stalinizm, ku natyrisht ishte dhe kjo vjershë. Ndërsa gjatë vizitës në Shqipëri ai ka deklaruar që e ka shkruajtur në një moment të një po e quaj dëshpërimi mjaft të madh në vitet 70 kur duket se komunizmi ishte shumë i fuqishëm në Shqipëri kur shpresa për ndryshimin e regjimit ishte e pamundur dhe kur mllefi ndaj regjimit komunistit ishte shumë i madh. Por i pyetur ekzaktësisht ai thotë asnjëherë nuk kam pasur një të dhënë ekzakte që Enver Hoxha të ketë qenë homoseksual veç fjalëve që kam dëgjuar nga të emigrantët
politikë të larguar asaj kohe. Ndërkohë që ka diçka tjetër nëse i referohemi një libri shumë të njohur i cili është shkruajtur që është historia e Partisë Komuniste Franceze i shkruajtur nga Stefan Kurti dhe Mark Lazar në Paris në vitin 2006. Në të thuhet puna me Shqipërinë që përgatiti sipas Parisit krijimin e një lëvizje komuniste në Shqipëri nën drejtimin e Enver Hoxhës, student në Sorbon dhe diktatori i ardhshëm i Shqipërisë komuniste. Enver Hoxha sipas tyreë Enver Hoxha frekuentonte jetën e
intelektualëve komunistë francezë, sidomos ato të darkat e Lysen Vogel, i cili vdiq në vitin 1954 pa lënë mjaft gjurmë në jetën e avangardës pariziane. Lysen Vogel ishte një personazh që organizonte suar të mëdha ku merrnin pjesë disa nga elitat kryesisht të majta dhe komunistët në Parisin e kohës, midis të cilëve dhe ë personazhe shumë të famshëm, pra si midis të cilëve dhe Paul Vajan Kytyrie që ishte më pas drejtues i partisë komuniste franceze dhe Paul Vilon. Lyssem Vogel në darkat e tij thërriste
shpesh dhe personazhe ekstravagantë, personazhe liberalë, personazhe që nuk kishin, nuk ishin pjesë vetëm e partisë komuniste apo të majtës franceze, por edhe njerëz liberalë. Dhe këto darka shpesh herë konsideroheshin nga shtypi francez si darka pak libertine, pak komplekse dhe me orientim të hapur seksual. Nuk është çudi që darka e Lysen Vogelit ku Enver Hoxha pretendohet që ka marrë pjesë, ai vetë nuk e ka pranuar kurrë në kujtimet e tij as ndonjë prej njerëzve që ka jetuar me të në Paris ë si Hasan Jero apo të tjerë nuk e kam
përmendur këtë gjë. Por nuk është çudi që darkat e Lysanem Vogelit ose suaret e tij, pra siç quhen prngjisht, të kenë qenë fillimi i burimeve të asaj që konsiderohej jeta homoseksuale ose jeta seksuale e Enver Hoxhës. Pas kësaj thashë është përplasja në Shqipëri dhe akuzat e shtypit të emigracionit ku më kryesorja është poezia e famshme e Arshipips, e cila është u morë dhe si shembull dhe u referua disa herë në Shqipëri. Pra ishte kjo poezi, po e insistoj dhe njëherë. Ëh, në fakt ajo është botuar në vitin 1973 kur në atë
kohë ë ishte një lloj biografie satirike që përbëhej këto vargje. O bandill të lum të bido i shpjegon të gjitha. Ai o u shpërnda si fletë volante në Shqipëri, u shpërnda dhe në emigracion dhe sigurimi i shtetit mori dhe një kopje të saj përmes Ministrisë së Jashtme dhe kjo filloi të ndërtonte një platformë për ndjekjen e gjithkujt që e merrej me këtë thënë. Por insistoj edhe njëherë pyetjes që më bënë në shtëpinë botuese britanike, që e verifikuam përmes një historiani britanik dhe që ma bëjnë rëndom në Shqipëri, unë personalisht
mbas kërkimeve mund t’i jap vetëm një përgjigje. Jo, nuk ka asnjë fakt që Enver Hoxha, diktatori shqiptar, vrasësi i qindra, i dhjetra mijë shqiptarëve, njeriu që izoloi 3.5 milionë shqiptarë, njeriu që e rrethoi Shqipërinë me tela me gjëmba të ketë pasur një orientim seksual të ndryshëm, pra të ketë qenë homoseksual apo keqe. Kjo nuk rezulton. Enver Hoxha ka pasur shumë probleme tij, por ky nuk është një, nuk dua ta paragjykoj as për mirë as për keq, por nuk ekziston. Pra, në jetën e tij nuk ka
asnjë dokument që të vërtetojë këtë gjë dhe nuk ka asnjë dëshmi. Dëshmitë e mëvonshme pas viteve 90 që gjenden rëndom kujtimet e personazheve të ndryshëm nuk kanë asnjë vlerë dhe në gjykimin tim nuk qëndrojnë. Janë thjesht mllef dhe padyshim historira të krijuara më pas. Jo, nuk ka asnjë dokument historik dhe asnjë dokument të besueshëm ose burim të besueshëm që të vërtetojë që Enver Hoxha ka pasur një orientim seksual, homoseksual.