Ambicia e Partisë Socialiste për mandatet e deputetëve s’është aspak ‘modeste’. Sipas parashikimit të Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Maznikut në “Opinion” në Tv Klan, Partia Socialiste do të marrë minimalisht 78 mandate deputetësh.
Blendi Fevziu: Sa ishte dyshemeja dhe tavani sipas parashikimeve tuaja?
Arbjan Mazniku: Dyshemeja është 78.
Blendi Fevziu: Si, si?
Arbjan Mazniku: Dyshemeja për Partinë Socialiste është 78 mandate.
Blendi Fevziu: Tavani?
Arbjan Mazniku: Dyshemeja!
Blendi Fevziu: Po dilni mbi tavan pastaj, shkoni në oxhak.
Arbjan Mazniku: Dyshemeja është 78.
Blendi Fevziu: Pra ju mendoni që mund të merrni 78 mandate minimalisht?
Arbjan Mazniku: Minimalisht.
Blendi Fevziu: Po partitë e reja sa mund të marrin sipas jush?
Arbjan Mazniku: Partitë e reja nuk e di, mund të marrë ndoshta ndonjëra prej tyre mandat në Tiranë, por jashtë Tirane dyshoj.
Numri maksimal nuk është një diferencë e madhe nga ai minimal, por sërish mbetet i konsiderueshëm.
Blendi Fevziu: Po maksimalja sa e mendoni?
Mazniku ngre kokën dhe qesh.
Blendi Fevziu: Tavani këtu është i ulët…
Arbjan Mazniku: 82-83./tvklan.al