E fundit! Sh&rri masiv ne mitingun e PD Elbasan, pl*goset djali i Luciano Bocit, detajet e r*nda

Një incident mes simpatizantëve të Partisë Demokratike ka ndodhur mbrëmjen sotme në Elbasan teksa Sali Berisha zhvillonte takimin përmbyllës, ku ka mbetur i plagosur në kokë djali i Luçiano Boçit, ish-drejtuesit politik të PD-së në këtë qark.

Burime bëjnë me dije se i lënduar ka mbetur Parid Boçi, i cili ka marrë çarje në kokë gjatë sherrit, por ka pasoja serioze.

I riu mësohet se ndodhet ne Spitalin Rajonal te Elbasanit për mjekim.

Sipas informacioneve paraprake, një grup të rinjsh kishin vendosur të hidhnim fishekzjarrë ne tarracën e stadiumit, por roja nuk i kishte lënë të hynin.

Ndërsa po negociohej me drejtuesin e Elbasan Arena për të mundësuar hyrjen, ka ndodhur edhe përplasja rojën e stadiumit.

Siç shihet në pamje janë të shumtë personat e përfshirë në sherr.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi mbrëmjen e sotme takimin përmbyllës të fushatës elektorale në qytetin e Elbasanit, përpara stadiumit “Elbasan Arena”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal te regjimi 12-vjeçar i qeverisjes aktuale, të cilin e cilësoi si burim të krimit dhe bandave në vend.

Ai lëshoi akuza të rënda ndaj Taulant Ballës duke e akuzuar se është i përfshirë në porositje vrasjesh dhe arrestimesh, në bashkëpunim me figura të njohura të botës së krimit dhe eksponentë të njohur kriminalë në këtë qytet.

Ndërkohë që Berisha mbante fjalimin, një incident i pazakontë ndodhi në turmën e simpatizantëve. Një përleshje masive shpërtheu mes pjesëmarrësve, ku sipas burimeve nga vendngjarja, shkak i konfliktit ishte një përplasje e fortë mes disa kandidatëve të listës së PD-së në Elbasan.

Ende nuk është i qartë shkaku i konfliktit të dhunshëm mes një grupi demokratësh gjatë këtij mitingu.

Në pamje duken disa persona duke u përplasur me njëri-tjetrin me grushte dhe shqelma.