Edi Rama e vulos nga Kuçi i Vlores! Ja si do dalin mandatet e PS ne cdo Qark! Por pse kesaj rradhe nuk u betua???

Ndërsa na ndajnë vetëm tre ditë nga zgjedhjet parlamentare, kryeministri Edi Rama dhe ekipi i tij në Partinë Socialiste duket se kanë bërë projeksionet e tyre për rezultatin që do të sjellë vota e qytetarëve. Të mbështetur në entuziazmin e fushatës dhe në përkrahjen që, sipas tyre, vjen nga terreni, i pari i qeverisë ka hedhur në letër një skenar që flet qartësisht për një fitore të thellë të PS-së.

Një dokument që po qarkullon në rrjet, i titulluar “Memorandum 2”, përmban llogaritjet e detajuara të kryeministrit për ndarjen e mandateve në 12 qarqet e vendit. Në kolonën e parë, janë listuar 74 mandate të sigurta, ndërsa në të dytën, Dibrës, Shkodrës, Elbasanit dhe Fierit u shtohet nga një mandat. Tirana mbetet e pandryshuar. Sipas këtij projeksioni fillestar, Rama parashikon që PS të sigurojë 78 deputetë.

Por, nuk mbaron me kaq. Në kolonën e tretë, që tregon variantin optimist me 50% siguri shtesë, Tiranës i shtohen edhe 2 mandate të tjera, duke çuar parashikimin total në 88 deputetë.

Ky dokument, i datuar sot në Kuç të Vlorës dhe i nënshkruar nga vetë kryeministri dhe ekipi drejtues i PS-së, tregon besimin që ata kanë në një rezultat të favorshëm më 11 maj. Sipas “Memorandumit 2”, Partia Socialiste synon jo vetëm shumicën, por një shumicë të pakontestueshme në Kuvendin e ardhshëm.