Për herë të parë, influencerja e njohur Genta Gjalpi ka vendosur të zbulojë partnerin e saj para ndjekësve.
Në një foto të publikuar së fundmi në Instastory, Genta shfaqet pranë tij në një ambient bregdetar, duke ndarë me publikun një moment intim.
Nga imazhi mund të dallohet një burrë brun, i gjatë dhe me paraqitje tërheqëse, por pa shumë detaje të tjera.
Ky veprim i Gentës erdhi në një kohë kur mediat janë të mbushura me spekulime për marrëdhënien e saj, çka e bën postimin e saj edhe më befasues.
Pas një incidenti të përfolur që përfshinte vajzën e partnerit të saj, u tha se çifti mund të ishte ndarë. Megjithatë, publikimi i fotos duket se hedh poshtë këto zëra, duke treguar se lidhja e tyre vazhdon.