Ka ndërruar jetë Prof. Asoc. Dr. Nexhmije Subashi, mjekja e njohur në fushën e mjekësisë shqiptare e cila ka shërbyer për shumë vite në QSUT.
Ajo ka pasur një karrierë të gjatë si mjeke laboratori, hematologe dhe pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë, pranë Universitetit të Mjekësisë në Tiranë.
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” i ka shprehur ngushëllimet familjes, miqve dhe kolegëve të saj për këtë humbje të madhe. Kontributi i saj si mjeke laboratori vlerësohej shumë jo vetëm nga kolegët në punë, por edhe nga mijëra pacientë jashtë mureve të laboratorit.
“QSU “Nënë Tereza” i shpreh ngushëllimet familjes, miqve dhe kolegëve për ndarjen nga jeta të Prof. As. Dr. Nexhmije Subashi.
Prof. Asoc. Dr. Nexhmije Subashi do të mbetet një figurë e njohur në fushën e mjekësisë shqiptare, me një karrierë të gjatë si mjeke laboratori, hematologe dhe pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Pushofsh në paqe prof. Nexhmije Subashi!”