Një 35-vjeçar shqiptar ka mbetur i vrarë pas një sherri mes disa parsonave në Itali. Bashkë me viktimën, ka mbetur i plagosur dhe një tjetër shqiptar, i moshës 21-vjeçare.
Mediat fqinje raportojnë se një sherr i madh ka nisur, ku fatkeqësisht një nga të përfshirët ka goditur me thikë në zemër 35-vjeçarin shqiptar Vladimir Lleshi i cili nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndërsa ka mbetur i plagosur me thikë edhe një 21-vjeçar, i cili dyshohet se ishte bashkë me viktimën dhe është dëmtuar teksa përpiqej ta ndihmonte. I riu është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga informacionet e para raportohet se sherri kishte lindur për shkak të disa mesazheve të dërguara një vajze.
Policia dhe ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë, por autori i dyshuar është arratisur nga vendi i krimit para se të mbërrinte policia.
Prokuroria ka urdhëruar nisjen e hetimeve për vrasje me dashje, ndërsa dy të rinj shqiptarë janë aktualisht nën hetim si të dyshuar dërsa thika e përdorur në sulm nuk është gjetur ende.