Cim Peka: Pas zgjedhjeve Sali Berisha udheton ne SHBA, ja kur pritet arr*stimi i Edi Rames nga Amerika

Në kampin opozitar po festojnë heqjen e nongratës për Sali Berishën, edhe pse damka nuk është hequr. Megjithatë, gazetari pranë Familjes Berisha, Çim Peka, ka shkuar më tej. Duke lexuar qëndrimin e DASH ‘pro heqjes’ së nongratës, Çim Peka shkruan se vizita e Berishës në SHBA është interes amerikan. Nga ana tjetër, Peka thotë se Rama mund të arrestohet në periudhën maj-shtator të këtij viti.

Reagimi i Pekës

Nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme, ka ndodhur e zakonshmja. SHBA-të, njëlloj si në vitin ’92, janë dakord që shqiptarët t’i zgjedhin vetë liderët e tyre!

Ky është thelbi i përgjigjes dje të DASH për Sali Berishën.

-“Vendimet politike të administratës Biden nuk mund të cenojnë raportet me Shqipërinë”!

Pra, vendimi politik pa dosje, (Rama, Yuri dhe oligarkët më kuptojnë për çfarë e kam fjalën. Do e shikojnë tymin e zi shumë shpejt nga aty ku kanë futur dollarin në mes) kundër Sali Berishës cenon raportet e SHBA me Shqipërinë!

-“SHBA edhe në raste të tjera kanë mirëpritur në SHBA persona të sanksionuar politikisht, (pra pa prova) për interesa të SHBA-ve”!

Meqë pyetja e gazetarit amerikan ishte specifikisht për Berishën, edhe përgjigjia ishte për të. Pra, udhëtimi i Sali Berishës në SHBA qenka edhe interes amerikan.

Ediot, ke paguar miliona për atë vendim politik, po paguan super miliona që ai vendim të mos ekspozohej si korrupsion politik para zgjedhjeve, dhe do paguash edhe super super miliona që vendin e Berishës në listën e zezë të mos e zësh ti, por “Lali”!

Një gjë është e sigurtë: Nuk e di a do e zërë “Lali” apo ti vendin e Berishës në listën e zeze, por që ti do t’i bashkohesh “Lalit” është e sigurtë. Ajo që ke në plan për të dielën nuk do të ulë në tryezë për marrëveshje, ajo do të zhysë edhe më shumë.

P.S.: Do jesh i dobishëm për diçka, ti e di që simbolikat kanë vlerë në vendime të mëdha. Në rast se ka vullnet për të na bërë pjesë të unionit pa plotësuar standardet, ti do arrestohesh në detyrë për të dhënë shembullin e fundit të pandëshkueshmërisë. A nuk ndodhi kjo dhe në Kroaci? Maj-shtator është koha ideale. Thjesht kryeministër në detyrë!