I shau burrin ne burg! Grida Duma i kthehet ashper Edi Ramës: Mua as mos tento te me

Kryeministri Edi Rama debatoi këtë mbrëmje në emisionin “Top Story” me moderatoren Grida Duma. Drejtuesja e emisionit u shpreh se korrupsioni është një “patate e nxehtë” në qeverisjen Rama.

Kreu i qeverisë, u shpreh se nuk është fare e vërtetë dhe se aktualisht nuk ka asnjë ministër të qeverisë së tij nën hetim.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se mediat bëjnë spektakël me mish të gjallë, me njerëzit. Sakaq, kreu i qeverisë tha se janë ngritur gijotinat nëpër studio, dhe theksoi se një pjesë janë kënetë mediatike.

Pjesë nga debati: 

Grida Duma: Nëse ka një patate të nxehtë në qeverisjen Rama është korrupsioni.

Edi Rama: Jo, jo, mos u shqetësoni fare. E the patate e nxehtë, ku e ke prekur atë patate, si e ke matur temperaturën. Ju e keni bërë Shqipërinë dhe debatin në Shqipëri sikur është vetëm kush shkoi në SPAK dhe kush doli nga SPAK. A do ketë të tjerë? Kush mund të thirret. Puna juaj kjo është, por patate e nxehtë e qeverisjes jo, fare. I bëtë njerëzit, nxirr emra këtej e andej. I bëtë njerëzit copë. Nxirr këtej e andej. Njësoj si në revolucionin kulturor kinez. Ju bëni spektakël me mish njeriu. Ju keni ngritur gijotinat nëpër studio, ju të tërë. Flas për kënetën mediatike në tërësi. Një pjesë, një pellg. 

Grida Duma: Më të balancuar se e kam bërë për SPAK. Këneta e ka ujin të ndenjur dhe llum poshtë. Unë nuk jam ashtu. Po ta ngacmosh pak, vjen sipër ajo gjëja.

Edi Rama: Juve të gjithë, gijotinë, koka turku.

Grida Duma: Spektaklin me njerëzit unë nuk e kam bërë asnjëherë. Më thuaj ku e kam bërë gabimin, se deri tani më the këneta.