Rezultatet e Exit Poll-it të Klan Kosova dhe Albanian Post për zgjedhjet në Shqipëri janë duke u prezantuar aktualisht në Rubikon në Klan Kosova.
Sipas këtyre rezultateve, PS e Edi Ramës ka marrë 51.8%, ndërsa Partia Demokratike e Sali Berishës 38%, raporton Klankosova.tv.
Sondazhi i Klan Kosova dhe Albanian Post, ka nxjerrë PS-në e Edi Ramës fitues të zgjedhjeve në Shqipëri.
Në këto rezultate, PS thuhet të ketë fituar 51.8%, duke siguruar 79 mandate.
Derisa PD e Sali Berishës, ka fituar vetëm 38%, duke siguruar vetëm 54 mandate në parlamentin shqiptar.