Sipas një sondazhi të realizuar nga Syri.net gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve, rezulton që Partia Demokratike dhe aleatët e saj janë në avantazh të dukshëm ndaj Partisë Socialiste, duke parashikuar një shumicë parlamentare të re.
Sondazhi përfshiu 5383 qytetarë, të cilët dhanë deklarimin e votës së tyre në mënyrë anonime.
Votimi nisi në orët e para të mëngjesit dhe përfundoi me mbylljen e qendrave të votimit në orën 19:00.
Rezultatet sipas sondazhit të Syri.net:
Partia Demokratike dhe aleatët – 72 mandate (53.15%)
Partia Socialiste – 64 mandate (45.12%)
Partia Mundësia (Agron Shehaj) – 1 mandat
Nisma Shqipëria Bëhet – 2 mandate
Partia Socialdemokrate (Tom Doshi) – 1 mandat
Sondazh i Syri.Net
Sipas Syri.net, të dhënat janë ndarë edhe sipas qarqeve, por rezultatet zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të jenë vendimtare për konfirmimin e këtyre projeksioneve.
Ky është një prej sondazheve paralele me exit poll-et e tjera që po qarkullojnë në media, dhe mbetet për t’u parë se sa do të përputhen me rezultatet zyrtare të KQZ-së.