Pasi ushtroi të drejtën e votës në Surrel mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, është zhvendosur në selinë qendrore të PS-së në Tiranë, ku po ndjek nga afër procesin zgjedhor.
Nga “komanda e përgjithshme”, siç e quajti ai, Rama ka shpërndarë një video-mesazh në rrjetet sociale, ku u bën thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votime.
“Ja ku jemi live nga komanda e përgjithshme, këtu ku mblidhen të gjitha të dhënat e ecurisë së procesit. Përfitoj nga rasti t’u them të gjithëve që nuk kanë shkuar ende të votojnë, të shkojnë të votojnë,” u shpreh Rama.
Por pse ai ben thirrje per here te dyte dhe pikerisht nga selia e PS. Kete e shpjegojne burime nga PS, ku sipas te dhenave te mbledhura deri tani ne terren nga patronazhistet dhe nga strukturat e PS, rezulton se votuesit e njohur te majte kane hezituar te dalin ne votime.
Si shenje zhgenjyese, apo e kane lene per me vone, kjo ende nuk dihet, ndonese strukturat e PS jane per momentin ne panik. Ne keto kushte, Rama ka dale duke dhene mesazhin per te dale ne votime, jo per votuesit e thjeshte, por per ata qe votojne Partine Socialiste.
Madje, kjo kuptohet edhe nen rreshta kur ai thote “Është e domosdoshme që vota të hidhet, të mblidhet, të numërohet dhe që ti që mund të votosh, të mos mungosh. Është një detyrë qytetare, shoqërore, patriotike. Kështu që votoni, votoni, votoni, me qetësi, me pak durim dhe me bindjet tuaja, votoni,” tha Rama.
Thirrja e kryesocialistit vjen në një moment ku pjesëmarrja deri në orën 13:00 është 27%, me e larte se ne vitin 2023, por me e ulet se ne vitin 2021.