Mbyllet rezultati ne Pustec, al*rm per opoziten dhe sinjal per partite e reja, ja arsyeja

Ndonese Pusteci eshte nje bashki e vogel dhe pa ndonje peshe te madhe specifike ne zgjedhjet parlamentare, rezultati perfundimtar nga numerimi i 8 kutive te votimit ne kete bashki eshte nje alarm per opoziten, por edhe nje sinjal per partite e reja.

Kjo ka nje arsye shume domethenese duke krahasuar shifrat e ketij viti me ato te kater viteve me pare ne te njejten bashki. Bashkia Pustec eshte nje bashki e majte, por ajo qe eshte shqetesues eshte rezultati i thelluar i Partise Socialist, krahasuar me kater vite me pare.

Partia Socialiste ka arritur te marre sivjet ne Bashkine e Pustecit 1054 vota, ose 67.7% te votave, kundrejt PD-ASHM, e cila arriti te marre vetem 458 vota ose 29.45%.

Krahasuar me kater vite me pare rezulton se PS e ka thelluar rezultatin ne kete bashki, pasi ne 2021 kishte marre vetem 867 vota, ose 56.6%. Ndersa PD-ASHM, ka renie te ndjeshme ne kete bashki.

Vete Partia Demokratike ka nje renie prej 15 votash, por kjo duke i shtuar dhe votat e LSI, e cila ne 2021 pati marre 168 vota, renia eshte vertete e frikshme. Kjo per arsye se nese ky trend vijon dhe ne bashki te tjera, atehere PS merr nje fitore te padiskutueshme.

Nga ana tjeter, kjo bashki eshte nje sinjal dhe per partite e reja, te cilat kane arritur nje perqindje te vogel votash, ndonese nuk kane zhvilluar fare fushate ne kete bashki te vogel te qarkut Korce.

Megjithate, eshe ende heret per te folur me shifra konkrete, por ky trend ne fakt po vihet re ne 100 kutite e hapura ne nivel kombetar, ku PS dominon bindshem ne rrugen drejt marrjes se mandatit te katert.