Ku eshte zhd*kur Edi Rama? Dalin detajet e forta, ja cfare po ndodh ne seline e PS (Video)

Që prej përfundimit të votimit gati e deri më tani, kryesocialisti Edi Rama nuk ka lëvizur nga selia e Partisë Socialiste.

Siç raportoi gazetarja Elja Zotka, kreu i qeverisë lëvizi nga selia vetëm pak orë pasi votoi në QV-në në Surrel.

Ndërkohë që prej kthimit në seli, ai ndodhet në zyrën e tij. Sipas asaj që raportoi gazetarja Zotka, në selinë e PS-së nuk ka drejtues të tjerë pasi janë shpërndarë në zonat e tyre./tvklan.al

Kemi hyrë në fazën më të nxehtë të zgjedhjeve. Tashmë ka nisur procesi i numërimit. Në Pustec janë numëruar 3 kuti nga 8 gjithsej.

Ndërkohë vijon puna edhe për votat e diasporës, proces që ndodh për herë të parë në vendin tonë e që po shihet me shumë interes.

Tashmë kanë dalë zarfet e parë nga kutitë e votimit dhe po administrohen për t’u numëruar. Procesi po vëzhgohet nga komisioneri Ilirjan Celibashi.

Të pranishëm në Parkun Olimpik janë edhe përfaqësues të partive politike të ndryshme. Mes tyre edhe Taulant Balla. Ai tha se është e paligjshme kërkesa që ka bërë një person në sallë për të mos numëruar votat e Greqisë.

“Thotë a ka mundësi mos me numëruar içik ato votat e Greqisë. Kjo është e paligjshme. Nuk mund të çohet njëri nga salla dhe të thotë ndajini votat veç dhe kthejini mbrapa.

Kërkesa bazohet në Kod Zgjedhor, kërkesa shoqërohet me prova dhe është në një fazë tjetër të procesit. Numëruesi nëse nuk numëron fletët e votimit bazuar në nenin 330/a kryen një vepër penale për të cilën dënohen nga 6 muaj deri në 3 vjet burg. Tani këta ia kanë marrë dorën për t’i çuar njerëzit e vet në burg, por unë nuk besoj që numëruesve u ka ikur mendja të dëgjojnë këta. Besoj se nuk ka njeri në Shqipëri që nuk e di se këta nuk kanë hall numërimi, këta kanë hall alibinë e humbjes”, tha Balla./tvklan.al