Janë numëruar 84 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në Kukës, Korçë, Gjirokastër, Tiranë, Shkodër, Dibër dhe Lezhë.
PS kryeson me vota 9188, ndërsa PD-ASHM ka marrë 6034 vota për momentin. Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 893 vota dhe Shqipëria Bëhet me 476 vota vjen e katërta.
Partia Mundësia ka marrë deri tani 311 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 187 të tilla.