Ajo është pyetur nga një fans nëse e ka gjoksin e ka të saj origjinal apo ka bërë ndërhyrje? Olta e mirëpriti pyetjen duke dhënë një përgjigje mjaft të sinqertë.
“Po, nuk kam asgjë të bërë. Kam shumë qejf ta zvogëloj se po më kthehet në lodhje të shpinës e të qafës, por do pres se kam besim që do zvogëlohet vetë. Zeo ka vetëm 4 muaj e pak që e ka lënë gjirin dhe ende nuk jam stabilizuar në trup,” u shpreh aktorja.
E ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, Olta Gixhari zbuloi shumë aspekte të jetës dhe vetes së saj, që ndoshta nuk i dinim. Që nga natyra emocionale, dashuria dhe pasioni, Olta Gixhari përballë kureshtarëve të vegjël dha një pasqyrim të sinqertë dhe të vërtetë të vetes.
Por, gjatë intervistës së saj, mori pak minuta kohë për të thënë dy fjalë zemre për moderatoren dhe drejtuesen e këtij programi, Alketa Vejsiun.
“Ta kam shumë zili këtë gjë…”, tha Gixhari teksa i shprehu komplimente për punën dhe energjinë e palodhur që ka dhe transmeton çdo ditë për më shumë se 28 vjet në ekranet e televizioneve shqiptare.
Olta Gixhari: Në fakt ta kam zili një gjë shumë Alketa, kjo jo si një kompliment, por si një e vërtetë e madhe. Nuk e di, ke mbase 28 në televizioni dhe je një motor që nuk shuhesh kurrë dhe merr energji çdo ditë dhe më shumë. Je një grua shumë e fuqishme dhe e fortë dhe je një shembull shumë i mirë. Të përgëzoj shumë për këtë.
Alketa Vejsiu: Shumë faleminderit.
Olta Gixhari: Ta thashë nga zemra këtë gjë, e kisha shumë të papërgatitur, por realisht këtë gjë ta kam shumë zili. Ti ke dy fëmijë edhe unë kam dy fëmijë, ndonjëherë kam disa ditë, orë, ose momente që them “stop nuk dua më, dua të mbuloj kokën me jorgan dhe të pushoj”, por ti me këtë energji që ke, që çdo ditë je e njëjta, me këtë buzëqeshje dhe me energjinë që të shtohet, bravo.
Alketa Vejsiu: Shiko të të them një sekret. Ti nuk je vetëm dhe asnjë që ndihet ashtu si ty nuk është vetëm, sepse dhe unë ashtu si ty dua që ta fus kokën poshtë jorganit dhe të mos çohem fare sepse jam e lodhur. Dhe unë eci ndonjëherë në rrugicat e mia të vetmisë, përlotem kam momentet e mia të trishtuara pa forcë, thjesht vetëkarikohem tek pasioni im, që është kjo puna që bëj dhe them “shiko ti je një gjenerator dhe po e bën këtë punë jo rastësisht, sepse duhet që t’u japësh fuqi atyre që ndoshta nuk kanë”, dhe kjo më jep forcë./tvklan.al