Lulzim Basha, ish-kryetari i Partisë Demokratike dhe një nga figurat e njohura të politikës shqiptare të dekadës së fundit, ka përjetuar një dështim spektakolar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Duke garuar nën siglën e re të krijuar prej tij, Koalicioni Euroatlantik, Basha nuk ka arritur të ngjallë as përkrahje, as shpresë, as ndikim elektoral.
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kjo forcë politike ka arritur të grumbullojë vetëm rreth 7200 vota në rang kombëtar, duke u renditur shumë poshtë partive të tjera të vogla dhe pa asnjë shans real për të siguruar një mandat në Kuvend. Por ajo që ka tronditur më shumë opinionin publik është performanca e vetë Bashës si kandidat për deputet në Tiranë.
I renditur i dyti në listën e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Tiranës, Basha ka arritur të marrë vetëm 45 vota personale – një shifër që për një ish-kryetar partie, ish-kryebashkiak i Tiranës, ish-ministër dhe ish-kandidat për kryeministër, përfaqëson jo vetëm një dështim elektoral, por një fundosje politike personale.
Ky rezultat vjen pas ndarjes së Partisë Demokratike në fraksione, ku Basha u përpoq të krijojë një forcë të re politike të pozicionuar më afër qendrës, me retorikë pro-europiane dhe anti-konfliktuale, por që nuk arriti të mbajë pas vetes as strukturat, as elektoratin e vjetër të PD-së. Për shumë analistë, ky është një akt përmbyllës i karrierës politike të Bashës, i cili prej vitesh konsiderohej si një nga figurat më të kontestuara brenda së djathtës.
Rezultatet e dobëta të Koalicionit Euroatlantik janë pasqyruar edhe në nivel kombëtar, ku partia nuk ka arritur të kalojë as 1.5% të votave, duke mos pasur asnjë ndikim në ndarjen e mandateve.
Lulzim Basha, i cili prej kohësh kishte refuzuar të përfshihej në përplasjet e forta të brendshme në PD dhe kishte kërkuar një “rrugë të tretë”, duket se është braktisur edhe nga baza tradicionale demokratike, por edhe nga qytetarët që dikur e shihnin si një alternativë më të qetë të së djathtës.
Nga ana tjeter, ai ishte aktiv me batuta me Ramen gjate fushates, ku gafen e tij 7×7=42, e ndryshoi duke ironizuar Ramen me batuten ‘Rame, 7×7=313’, qe simbolizon burgun e sigurise se larte.
Por qe nga dje kur shkoi te votoje e deri me sot, ai nuk ka bere asnje reagim dhe sic duket i eshte kthyer gjumit te tij letargjik per te pritur zgjedhjet e radhes per ndonje batute te rastit.