E fundit! Drejt mosnjohjes se zgjedhjeve, Sali Berisha zbulon skenarin e bujshem! Edhe SHBA te doje ne nuk

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit, duke ngritur akuza të forta ndaj Partisë Socialiste për parregullsi dhe manipulim të zgjedhjeve.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Partia Demokratike po pret rezultatin, dhe pasi të numërohet çdo votë do bëjë një vlerësim të plotë për situatën.

I pyetur nëse do ta pranonte rezultatin e zgjedhjeve nëse ai do të certifikohej nga komuniteti ndërkombëtar, Berisha nuk preferoi të jepte një përgjigje por ripërsëriti akuzat për blerje votash nga PS dhe faljen e gjobave nga kryeministri vetëm 2 ditë para zgjedhjeve.

“Nëse kryeministri firmos faljen e 150 milionë euro gjoba 2 ditë para zgjedhjeve, nëse jepet 100 euro publikisht për çdo për votë, kjo nuk është përgjegjësi e opozitës. Nuk ka forcë në botë që pengon shqiptarët të votojnë të lirë”, tha Berisha.

Berisha iu shmang edhe pyetjes nëse në përputhje me statutin e PD do të dorëhiqej nga kreu i PD nëse humbte zgjedhjet.