Zbulohet sekreti, ja çka bëri Egli tre ditë në Prishtinë! Pse nuk e mbajti Gjesti (Video)

Egli Tako ndezi rrjetin në fillim javë me një shkrepje nga Prishtina, konkretisht kah Rruga B.

Ajo nuk zbuloi më tepër pos këtij ngacmimi i cili mjaftoi për të ndezur portalet.

A u takua me Gjestin? Sa qëndroi? Përse erdhi?

Përgjigjet e disa prej këtyre pyetjeve do t’ua themi në vazhdim.

Pavarësisht se munguan postimet, burime të sigurta të Prive BY Liberta Spahiu bëjnë të ditur se Egli ka qëndruar për rreth tre ditë në Prishtinë.

Ajo është larguar mesditën e ditëlindjes së Gjestit për Tiranë teksa ka qenë e shoqëruar nga një shoqe e saj ku ka qëndruar në njërin prej hoteleve të kryeqytetit.

Janë punët ato që e kanë sjellë në Prishtinë.

Burime të Prive By LIberta Spahiu kanë bërë të ditur se ajo po punon në projekte të reja në studio me një surprizë të madhe.

Detjaet në videon e mëposhtme! /Prive By Liberta Spahiu