Republika Presidenciale po vjen… plani i madh i Ramës për të sunduar pas 2025! Zbuloni detajet

Procesi i numërimit të votave vazhdon, ndërsa orët e fundit po prodhojnë edhe surpriza, përmbysje të vogla mes “të vegjëlve”, apo edhe lufta brenda llojit në garën e hapur… Si lexohet rezultati i përgjithshëm dhe analiza qark më qark? Çfarë po ndodh në kampin blu dhe pengmarrja e PD-së nga Sali Berisha. Ky i fundit nuk njeh zgjedhjet dhe paralajmëron protestat. Kush do ta ndjekë pas dhe kush do ta braktisë? Forcat e reja në luftë për mandatin e dytë dhe ndëshkimi i madh i mosbashkimit. Vota e Diasporës, lajmi pa lajm! Pse nuk po e urojnë BE–SHBA-të Edi Ramën?

Fitorja e thellë e tij i zbulon planin e fshehtë: Shqipëria, Republikë Presidenciale! Edi Rama nuk e mbyll si Kryeministër këtë mandat, por si President.

Një analizë tjetër shteruese mbi këto dhe shumë më tepër, u bë sonte në “Të Pashoq”, nga Gjergj Zefi, editor i “Pamfleti”.

Intervista

-Pse dhe si fitoi kaq shumë PS?

Që do të fitonte dihej, pasi të gjitha gjërat po shkonin drejt kësaj. Ajo që bën përshtypje është fakti se tani po dalin në pah problemet, ndërkohë që ato ishin aty, të prekshme.

-I referoheni krimeve zgjedhore?

Jo, i referohem Kodeve dhe gjithçkaje që sot po i nxjerrin si probleme. Problemi i politikës shqiptare është se të gjithë mendohen se do të fitojnë dhe kur humbin i kthehen të njëjtave probleme.

-Pse fitoi PS me këtë rezultat?

Edhe unë u shokova në fillim, nuk e mendoja kaq të thellë. Mendoja se do të ruante rezultatin e 2021. Tani e kuptoj dhe mendoj se është e shpjegueshme. Këto zgjedhje më shumë se sa i fitoi Rama i humbi Sali Berisha. Ai është refuzuar disa herë, dhe në momentin që rikthehesh duhet të kesh një stil të ri. Por ai u rikthye me të njëjtin stil.

Berisha nuk e ka dashur fitoren, ka dashur të ruajë çifligun e tij, që ia kishte marrë paraardhësi. Berisha këtë radhë ishte më i qetë, pavarësisht se sot ndryshoi pak stil dhe tha se do të bëjmë protesta.

Por ai i dinte problemet, pastaj listat që i ofroi demokratëve ishin të njëjtat fytyra. Flamur Noka, Albana Vokshi, Edi Paloka, janë të njëjtët emra, duket sikur po i gjente nga një vend pune këtyre njerëzve që e kishin mbajtur besnikërisht.

PD duhej të kishte ndryshuar 3 liderë. Pasi kishte humbur zgjedhjet më 2017, Basha do të kishte ikur. Prurjet e reja do e kishin sjellë në pushtet, s’kanë pse mëkatet e 30 viteve, t’i mbanin në kurriz demokratët e rinj, ata që mbase atëherë nuk kishin lindur.

-3 precedentët, për shembull Shkodra, Lezha, Kukësi që janë fituar nga PD rrëzojnë dhe alibinë e Berishës që Rama i ka vjedhur. Nëse ka frymë merr edhe vota. A dëshmohet këtu?

Nuk mendoj kështu. Në të tria qarqet PD ka humbur. Në Shkodër ka humbur 1 deputet.

-Po ti hysh analizës ashtu, po.

PD e 2021 që nga 2013 ka qenë në kulmin e vet. Lul Basha që thonë këta, Luli ishte. Nëse do ishte Luli situata do kishte ndryshuar. Do kishte fituar. Gjërat shkojë në ngjitje. Nëse ti i kthen Berishën, karakatinën politike, gjithkush ka hequr dorë nga ai. Duhet të jesh larg militantizmit. Nuk fitohet pushteti me militantë. Nëse nuk arrin të marrësh vota te kundërshtarët apo elektorati gri nuk fiton.

-Doja të ndaleshim te Shkodra, kush humbi dhe fitoi realisht?

Ka humbur PD. Është rezultati më i keq i PD që nga themelimi i saj në Shkodër. Dhe ka një arsye. Arsyeja është lista. Arsyeja është që në PD u kthyen ata që Shkodra i refuzoi. Në Tiranë është Topalli, që krijoi një parti dhe mori 1000 vota. Ti e kthen e fut në listë të mbyllur dhe le jashtë Alimhemetin apo Tabakun, por është skandaloze. Por mos mendo se në qarqet e tjera demokratët nuk e kuptojnë.

-A duhet analizuar kalimi i emrave nga një qark në tjetrin. Boçi iku nga Elbasani në Shkodër.

Në sensin politik nuk ka problem. Edhe Luçiano është nga ata që kanë kontribute të jashtëzakonshme dhe kanë vlerë në politikë. Pro problemi është se nëse do më pyesnin mua, nuk do kisha mbështetur Luçianon në Shkodër. Në politikë duhet të jesh përfaqësues. Enver Hoxha që kishte hequr fetë, kishte retushuar të gjitha dogmat, kujdesej që Kuadrot të ishin përfaqësues. Nuk mund të çosh një mysliman ku shumica është katolike.

-Fieri me një rezultat të pabesueshëm, si e shpjegoni?

Fieri ka pasur disa elemente, së pari është përzgjedhja e kandidatëve, që është skandaloze. Nuk e di a ka ndonjë kandidat nga PD që është fierak? Sot Fieri ka 12 mandate, ndërsa Gramoz Ruçi ka marrë 10 deputetë në zgjedhjet e 2021.

Mos harroni se Belinda Balluku është makineri elektorale, e ka dhënë këtë rezultat në të gjitha qarqet ku ka qenë e angazhuar. Pastaj janë interesat financiare, sepse kemi kandidatë shumë të fuqishëm.

PD është shumë poshtë, rrezikon edhe listën e mbyllur. Shqipëria Bëhet është forcë e 3 në Fier dhe kjo tregon se kemi një PD mizerabël.

Gjithashtu janë përplasjet që kanë ndodhur në PD. Mos harroni atë luftën ndaj Gazment Bardhit, të cilin e mundi Flamur Noka prej së paku dy vitesh. Politika është konseguencë në vetvete.

-E mundi Zegjineja?

Ato e kthyen në komedi, mënyra më e mirë për të mundur Bardhin, që është vlera më e madhe në PD, flas si njeri, si intelektual, pavarësisht qendrimeve që kanë ndryshuar, pavarësisht se ishin lëvizje të imponuara për shkak të Berishës. Dy rrugë kishin, ose të dilnin nga politika, ose të rrinin aty. Bardhi i përket brezit të politikanëve të rinj dhe së bashku me Ilir Alimehmetin dhe Jorida Tabakun, do të kishim të tjera zhvillime në PD.

-Ndalojmë te Elbasani, edhe aty një rezultat surprizues?

Në Elbasan ka vite që PS fiton në mënyrë të bindshme dhe ka vite që akuzohet për ndikim të bandave kriminale, sikundër edhe Durrësi. Nuk mund të bëjmë një analizë politike për këtë qark, pasi kemi ndikimin e bandave apo elementëve kriminalë.

-Raporti paraprak i OSBE ODIHR do prodhojë diçka?

Fakti që është më goditësi nga të gjithë paraprakët e tjerë, tregon se gjerat do të jenë në tavolinë

-Besoj e keni ndjekur reagimin e strategut të Donald Trump, Chris Lacivita, që u angazhua në fushatën e PD. Bëri një reagim se votat u vodhën dhe kaq…

Mua më duken folklorizma, atë e sollën vetëm për emër. Këtu jemi një realitet tjetër, skemi atë realitet që ka Shqipëria

-Çfarë pret Berisha nga kontrata e lobimit, 6 milionë dollarët e famshëm?

Sali Berisha ka humbur nja 20 palë zgjedhje, çfarë do fitojë më ai? Ishte përpjekja e fundit për të rimarrë kreun e PD-së, që i duhet të bëjë ndonjë biznes, këta fitojnë duke humbur. Po të shohesh të gjithë elementët e tenderave në të njëjtët duar shkojnë. Po fitojnë edhe duke humbur

-Çfarë mendoni për protestën e 16 majit?

Nuk besoj se do ia arrijë të bëjë diçka në këtë protestë. Nuk mendoj se është rruga e duhur për të arritur diçka.

-A do e ndjekin këtë herë mbështetësit?

Po kush do e ndjekë? Ato 50 deputetët? Edhe ato që ia dhanë votën nuk do vijnë më, sepse do të thonë ja ku e çove PD. Edi Rama po bën 16 vite kryeministër, s’ka lënë pasuri pa ia dhënë njerëzve të vet.

-A ka ndonjë mënyrë që mposhtet Edi Rama?

Jo se Edi Rama është i pamposhtur, por ka munguar ‘Davidi’ dhe Goliathin e kemi.

Kërkohet një njeri që të marrë përsipër gjithë këtë urrejtje. Por mendoj se Edi Rama ka fituar edhe për shkak të urrejtjes së njerëzve. Kanë menduar t’i japim votën, që të thyejë qafën, sepse zullumi këputet duke u trashur

Lideri i opozitës nuk duhet të jetë ndonjë përbindësh. Unë mendoj që më mirë se Berisha janë të gjithë aty, përveç figurave butaforike që janë kthyer në meme gjithandej. Pavarësisht mungesës së eksperiencës Ilir Alimehmeti, Tabaku mund të marrin përsipër ringritjen e një partie. Nuk mund të bëhet kjo parti me miellin e vjetër, duhet të hapet ndaj vlerave, ndaj njerëzve të ditur. Cili nga ata që janë në listë të mbyllur kuptojnë doktrinat politike.

-Ti thua që ky mandat i 4 nuk shkon deri në fund?

Edi Rama se ka marrë mandatin për ta çuar deri në fund. Është përgatitur për të ndryshuar Kushtetutën, për ta bërë Shqipërinë një Republikë Presidenciale. Ai e përgatiti këtë situatë duke na treguar se Kryeministren e ardhshme e keni femër. Ai kërkon të jetë President, këtë ide ka, nëse do të bëhet ose jo kjo është tjetër gjë. Nuk mund të jetë normal mandate, kemi një shumicë të cilësuar.

Merkeli që ishte një nga figurat më të njohura të politikës së kohëve të vona, ka bashkëqeverisur.

E konsideroj si fitore të Pirros.

-Çfarë duhet të bëjë PD, përveç asaj që janë besnikë të Berishës, pjesa tjetër duhet të marrin një vendim për të shpëtuar PD?

Kemi kohë që ju kemi propozuar Rithemelimin, por jo Rithemelim me të njëjtët fytyra, por ka ardhur koha, shpërndahuni dhe krijoni një parti tjetër që do të jetë forcë reale.

-Një tjetër parti?

Duhet një parti e re. Duhen njerëz të rinj. Nuk mund të vish, më 2025 me Tritan Shehun. Si mendon se do fitosh me Tritan Shehun në Gjirokastër.

-Mendon se do ta hedhin këtë hap një pjesë e demokratëve?

Mendoj se gjërat do të ndryshojnë. Unë kam hedhur idenë e një politike tranversale. Se ka elementë pozitivë, që të bëhen bashë dhe të lënë pas të kaluarën. Ne i kemi skeletet në dollap.

-Ka ardhur ky moment sepse praktikisht Berisha paralajmëron protestë, nuk njeh zgjedhjet, nuk lëshon lidershipin. Është situata të prodhohet kjo që po thua?

Mos harro se Shqipëri ka miq. Nuk mendoj se do ta lënë në baltë. Gjërat do ndryshojnë avash, avash.

-Miqtë nuk kanë reaguar…

Fakti që nuk kanë reaguar është për mirë. Nuk themi dot dhe që nuk kanë reaguar. Raporti i ODIHR ishte skandaloz. I miqve ishte dhe ai.

-Kështu ka qenë gjithmonë…

Nuk ka qenë kështu. Është më problematik se më 2021. Mos harro që në politikën e botës, po evidentohen figura autoritare dhe është rrezik për të gjithë, jo vetëm për ne. Vetëm sot Meloni po kërkon një super kryeministre.

-Çfarë do të thotë që Rama fitoi mandatin e katërt me këtë rezultat? Çfarë do të thotë?

Për Shqipërinë është demokraturë. Rrezik i madh të kthehemi në një sistem kuturu. Mungesë demokracie totale. Mungesë konkurrence. Mungesë qarkullimi elitash dhe politikisht nuk ka më keq. Nga pikëpamjet e tjera pastaj do t’i shohim gjerat. Turizmi a do rritet apo do ulet duhet parë. Edhe diktaturat kanë qenë të forta financiarisht. Hitleri ka ndërtuar autostradë e Gjermanisë. Edhe ky mund të thotë kam kaq të ardhura dhe të premtosh në 2030 do rris pensionet është….